E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimi i Berishes Dade Shpresoj te jete serioz

Opozita është skeptike për ofertën e kryeministrit Berisha për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Reagimi i socialistëve erdhi pak pasi shefi i maxhorancës paraqiti gatishmërinë për të ndryshuar bashkarisht Kushtetutën, por vetëm për nenin që zhvesh zyrtarët nga imuniteti dhe për asnjë çështje tjetër. 

“Dëgjova me vëmendje,nuk e di nëse e ka seriozisht sepse cdo ditë i ndryshon opsionet që hedh në publik. PS e ka bërë ofertën e vet, është duke punuar me mjaft seriozitet edhe për të adresuar të gjitha cështjet që ngrihen në raportin e progresit për 2011. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, shpresojmë që ta ketë seriozisht”, tha Arta Dade, deputete e PS.

Por pavarësisht kësaj, nga ana tjetër Dade shton se socialistët do të ulen me demokratët në një tryezë në momentin që kampi mazhoritar do të marrë parasysh paketën e integrimit kombëtar prej 10 pikave të PS.  “E rëndësishme është që të fillojë dialogu, të fillojnë negociatat, e rëndësishme është që të marrim përgjigje pozitive për tu ulur dhe për ti adresuar të gjitha cështjet që ngrihen në ofertën e PS dhe në progres raportin”, vijoi Dade. Përtej retorikës së përplasjeve dhe përveç cështjes së imunitetit, mazhoranca ofron gjithashtu bashkëpunimin për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit sipas modelit të Parlamentit Evropian.

Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e premte , 21 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›