E Diel, 1 Nëntor 2026

Beçaj: Anëtarët e Gjykatës së Lartë të miratohen me 84 vota

"Zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese me votë të cilësuar për mua është shumë e rëndësishme. Nëse do të ndërhyhet në Kushtetutë, duhet parë problematika e qëndrueshmërisë në detyrë, apo mënyra se si zgjidhet problematika e karrierës së gjyqtarëve të lartë", tha Beçaj.

Ajo ishte sot në komisionin e ligjeve, nga ku raportoi se mungesa e përzgjedhjes së anëtarëve të kësaj gjykate, ka krijuar 3 mijë dosje të mbartura. "Për 4 vjet rresht numri i vakancave ka qenë i pamenaxhueshëm duke bërë një studim dhe një përllogaritje të çështjeve të cilat duhet të ishin gjykuar, sikur këto vende të ishin plotësuar, ne sot do të kishim tre mijë çështje më pak. Duhet të kemi gjykatës të cilët e meritojnë këtë detyrë e cila nuk mund ti shërbejë vetëm një force që mund të ketë dhënë verdiktin për të zgjedhur", u shpreh ajo.

Kryetarja e Gjykatës së Lartë kërkoi shtimin e gjyqtarëve në këtë gjykatë për të përballuar kapacitetin e çështjeve të paraqitura. "Ne kemi 12 mijë çështje sot. Nëse do të krijojmë një kolegj ju do të shtoni dhe do të merrni nga anëtarët gjyqësues të Gjykatës së Lartë. Atëherë i bie do të merren pesë dhe nuk do të na krijohen kolegjet e tjera", tha ajo. /Start/

                                                                                             2012-07-23 15:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›