Integrim rajonal dhe zone e lire tregtie ne Ballkan
Shqiperia rikonfirmon politiken e integrimit rajonal. Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto e ka shprehur kete pikepamje gjate nje takimi dje me politikane te rinj dhe drejtues te shoqerise civile nga vende te ndryshme te Ballkanit me te cilet ka ndare optiken e perbashket per te ardhmen e rajonit. Ministri i Jashtem Haxhinasto vleresoi se Shqiperia si vend pararoje ne promovimin e sigurise stabilitetit paqes dhe prosperitetit te rajonit eshte e vendosur te rrise rolin e saj ne kete drejtim informon Ministria e Jashtme e Shqiperise. Ai ka hedhur idene e forcimit te marredhenieve mes vendeve ne rajon ne fushat e ekonomise kultures dhe infrastruktures si parakushte te nxitjes se komunikimit qe eshte edhe nje faktor emancipues. Integrimi rajonal eshte kontributi me i rendesishem qe mund ti japim zhvillimit te qendrueshem ne secilin nga vendet tona eshte shprehur ministri i Jashtem i Shqiperise. Nje zone e lire tregtie per rajonin eshte sipas tij nje hap konkret qe do te beje realitet krijimin e nje tregu te hapur nje levizjeje pa viza dhe nje realiteti ekonomik dhe njerezor qe i sherben mbi te gjitha perspektives por edhe kapercimit te paragjykimeve tradicionale. Pjesemarresit ne takim jane pjese e nje programi trajnues te organizuar nga Shkolla Bullgare e Politikave qe synon rritjen e vlerave demokratike ne rajonin e Ballkanit. Ne kete grup merrnin pjese perfaqesues nga Bosnje-Hercegovina Bulgaria Kroacia Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia dhe Shqiperia kryesisht nga organizata joqeveritare parti politike media dhe pushteti lokal e qendror.
Po keshtu ministri Haxhinasto ka zhvilluar nje takim me nje delegacion danez te kryesuar nga eurodeputetja Britta Thomsen dhe i perbere nga Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Europiane me qender ne Bruksel Diogo Pinto dhe drejtues te Levizjes Europiane qe operon ne Danimarke. Liberalizimi i vizave eshte trajtuar si teme e bisedes e cila pervec aspektit pozitiv per qytetaret shqiptare bart edhe pergjegjesite e medha per miradministrimin e procesit. Lidhur me interesimin e shfaqur per marredheniet nder-rajonale dhe pikepamjen shqiptare ne kete drejtim ministri shqiptar ka qene i qarte Marredheniet e fqinjesise se mire perbejne nje interes kombetar te Shqiperise dhe jane nje nga prioritetet e politikes se jashtme te saj. Ai ka konfirmuar nje kurs te pandryshueshem te vendit tone i cili qe eshte njohur tashme per moderacion ne diplomacine rajonale dhe maturi ne qendrimet per ceshtje te mprehta dhe delikate.