E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama të largohet

Kreu i qeverisë kërkon
largimin e rivalit të tij politik
nga posti i kryetarit të
bashkisë. Kryeministri Berisha
ka përdorur rrëzimin e projektbuxhetit
të bashkisë më të madhe
të vendit për të ironizuar kreun
e bashkisë së kryeqytetit. Sipas
Kryeministrit Berisha, kryebashkiaku
Edi Rama duhet të
largohet nga posti i kryetarit të
bashkisë, pas rrëzimit të projektbuxhetit
të vitit 2009 nga Këshilli
Bashkiak i Tiranës. "Po të më rrëzohej
projektbuxheti, unë do të
kisha dhënë dorëheqjen. Nuk di
në planet një buxhet të rrëzuar
që nuk gjen përgjegjësinë
qytetare të japë dorëheqjen", u
shpreh Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›