Shalsi: Berisha e Meta, njëlloj
Duke marrë shkas nga
qëndrimi i dy forcave
politike në Këshillin
Bashkiak të Tiranës, PD dhe LSI,
të cilat kanë pozicionuar votën e
tyre kundër miratimit të projektbuxhetit
të Bashkisë së Tiranës
për vitin 2009, nënkryetari i Bashkisë
së Tiranës, Eduard Shalsi, ka
reaguar dje në një dalje publike
duke theksuar: "Para disa ditësh,
Sali Berisha dhe Ilir Meta folën me
të njëjtën gjuhë, ku treguan
sistemin e munguar të ngrohjes
në shkollën ‘Petro Nini Luarasi‘.
Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan
me një dorë kundër buxhetit të
bashkisë, që ndërmjet të tjerave
do të zgjidhte edhe problemin e
kësaj shkolle. Ndërsa për Sali Berishën
dhe Ilir Metën, problemet e
njerëzve janë ushqim për politikën
e tyre të vjetër, me kurriz nga
qytetarët, për ne politika është
mision qytetar për zgjidhjen e
problemeve e halleve të njerëzve.
Koalicioni i së vjetrës dënoi qytetin
e Tiranës për interesat e ngushta
të Sali Berishës dhe Ilir Metës",
përfundoi Shalsi.
qëndrimi i dy forcave
politike në Këshillin
Bashkiak të Tiranës, PD dhe LSI,
të cilat kanë pozicionuar votën e
tyre kundër miratimit të projektbuxhetit
të Bashkisë së Tiranës
për vitin 2009, nënkryetari i Bashkisë
së Tiranës, Eduard Shalsi, ka
reaguar dje në një dalje publike
duke theksuar: "Para disa ditësh,
Sali Berisha dhe Ilir Meta folën me
të njëjtën gjuhë, ku treguan
sistemin e munguar të ngrohjes
në shkollën ‘Petro Nini Luarasi‘.
Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan
me një dorë kundër buxhetit të
bashkisë, që ndërmjet të tjerave
do të zgjidhte edhe problemin e
kësaj shkolle. Ndërsa për Sali Berishën
dhe Ilir Metën, problemet e
njerëzve janë ushqim për politikën
e tyre të vjetër, me kurriz nga
qytetarët, për ne politika është
mision qytetar për zgjidhjen e
problemeve e halleve të njerëzve.
Koalicioni i së vjetrës dënoi qytetin
e Tiranës për interesat e ngushta
të Sali Berishës dhe Ilir Metës",
përfundoi Shalsi.