E Diel, 1 Nëntor 2026

Grevistët refuzojnë takimin me “ACR”, në Peshkopi

Minatorët grevistë kanë refuzuar takimin me “ACR”. Ata nuk do të jenë të pranishëm në takimin e nesërm, që përfaqësuesit e ACR-së do të zhvillojnë në prefekturën e Peshkopisë.
 

Ka qenë ky vendimi që ka marrë komisioni i grevës së minatorëve në mbrëmjen e sotme. Kërkesat e tyre kanë qenë të njëjtat, takimi duhet të bëhet në Bulqizë dhe pjesë e tij të jenë edhe Kol Nikolla dhe Taf Koleci.

Pasi u njohën me kërkesën e ACR, grevistët minatorë kërkojnë që takimi të zhvillohet në nivelin e 14-të, të minierës së Bulqizës. Po ashtu, grevistët kërkojnë që në takim të jenë të pranishëm edhe anëtarët e këshillit sindikal, kreu i bashkisë së Bulqizës Roland Keta, si dhe Luan Nuka, Kujtim Bushi, Sali Alliu, Qemal Meta, Fiqiri Shkina, Fadil Kanishi.

Grevistët minatorë kanë paralajmëruar se do të presin deri nesër për një përgjigje, në të kundërt deklarojnë se nuk do të kenë më takim me Gigën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›