E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neritan Ceka: "Kriza politike e PS, jo ne kurriz te popullit" Rozeta Rapushi

Aleatet e qeverise bashkohen gjithnje e me shume ne qendrimin se Kushtetuta nuk duhet te ndryshohet, vetem sepse kete e kerkon Edi Rama. Kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, tha dje per gazeten "Koha Jone" nuk ka asnje nevoje per tu ndryshuar Kushtetuta e vendit. "Ka vetem tre vjet qe eshte ndryshuar Kushtetuta dhe aktualisht nuk ka asnje nevoje. Mbi te gjitha nuk ka as vullnet politik per ta bere kete gje. Madje per mua eshte absurde qe te kerkosh qe pasi e percaktove vete qe Presidenti i Republikes mund te zgjidhet edhe me shumice te thjeshte, pasi nuk mund te vendose ne veshtiresi vendin, tashme te nderrosh mendje", u shpreh Ceka. Sipas tij, rikthimi ne Kushtetute i zgjedhjes se kreut te shtetit me shumice te cilesuar, nuk eshte gje tjeter vecse nje pengese per vendin. "Tashme kjo ceshtje eshte e zgjidhur. Une mendoj se kriza politike qe ka perfshire Partine Socialiste, nuk mund te zgjidhjet ne kurriz te popullit shqiptar, sepse ne fund te fundit eshte populli ai qe i paguan kostot", vijoi Ceka. Ndaj sipas tij, nuk ka asnje arsye per pretendime te tilla per nje ligj, i cili vetem tre vite me pare u ndryshua me konsensus te plote politik dhe mbeshtetjen e te gjithe opozites. Nga ana tjeter, Ceka u shpreh se tashme eshte domosdoshmeri realizimi i reformes zgjedhore. Sipas tij, ceshtja me e rendesishme qe duhet te zgjidhet ne procesin zgjedhor eshte numerimi i votave. "Ashtu sic rezultoi edhe nga zgjedhjet e fundit te pushtetit lokal, problemi me i madh ne zgjedhje duket se eshte procesi i numerimit te votave", u shpreh Ceka. Ai theksoi faktin se ne nje situate te tille, ku vonesa te gjata karakterizuan procesin, eshte qe forcat politike te mos jene pjese e ketij procesi. "Une mendoj se ne menyre absolute, partite politike duhet te largohen perfundimisht nga menaxhimi i procesit te numerimit te votave. Numerimi per mendimin tim duhet te jete elektronik", kerkoi kreu i AD-se. Keshtu, Ceka rreshtohet ne krah te forcave te tjera te djathta politike apo aleate te qeverise, te cilat jane kunder si ndryshimeve kushtetuese por edhe per aplikimin e sistemit elektronik te votimit dhe te procesit te numerimit ne zgjedhje. Nderkohe qe perballe ketyre qendrimeve, Partia Socialiste, prej kohesh po kerkon ndryshime ne Kushtetuten e vendit per menyren e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Opozita propozon qe ky i fundit te zgjidhet me nje shumice te cilesuar prej 84 votash, jo pas disa votimesh edhe me 71 sic eshte e percaktuar ne Kushtetute tashme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›