Vlorë, sherr për motive të dobëta, vdes shtetasi grek

Sherri banal i shkaktuar mes dy personave, për motive të dobëta, i ka marrë jetën njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e sotme, ku një shtetas shqiptar pas një sherri banal me një shtetas grek, e ka vrarë këtë të fundit.
53-vjeçari Xhemal Kullai ka vrarë në grindje e sipër shtetasin grek, Kostandinos Karadhimas. Gjatë konfliktit Karadhimas është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. 79-vjeçari i plagosur u dërgua në spitalin e Vlorës, por ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, të qytetit bregdetar. Ndërkohë që policia ka shoqëruar 8 dëshmitarë okularë.