E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: “Rama të pres në debat që nesër”

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një interviste në emisionin televiziv “Ora e Debatit” ka parashtruar të gjitha arritjet e qeverisë së tij në katër vitet e qeverisjes. Gjatë fjalës së tij Berisha është shprehur se në këto katër vite janë bërë investimet më të mëdha që ka njohur vendin gjatë këtyre viteve. I kundërshtuar nga gazetari Alfred Peza, kryeministri ka pohuar se të vij kushdo kundërshtar dhe të ballafaqohet me të për arritjet e qeverisë së tij. Le të vijë kryetari i opozitës dhe të ballafaqohet në një emision të drejtpërdrejt. “Le të vij një kundërshtar e të ballafaqohet, le të vij Edvini ballë-përball më mua që nesër dhe të dal nga strofulla e tij e bashkisë. Sulmet e kryeministrit kanë vazhduar edhe më tej kur sërish i është kërkuar që mos të sulmojë kundërshtarët e tij ndërkohë që ata nuk janë të pranishëm. Berisha ka vazhduar të pohojë se “Le të ikë nga gara fare, është çështja ime nëse flas për të, unë jam në fushatë elektorale, unë do të flasë për gjatë gjithë fushatës për atë, dhe të bëhet një kandoun që ai të japë dorëheqjen”-ka vazhduar fjalën e tij kryeministri. Më tej ai ka vazhduar të rendis arritjet e bëra gjatë katër viteve të qeverisjes. “Arritjet e qeverisë ndajnë epokat të tjera, hapin një vizion të madh të zhvillimit, ndryshojnë praktika frenuese ndaj vendit e të lirë e të sigurt dhe mbi të gjitha kanë ngjallur te shqiptarët një optimizëm të njëjtë dhe të barabartë me vitin 92”- ka pohuar kryeministri. “Le ta marrim reformën në tërësi.-ka vazhduar më tej ai; Po marr politikën fiskale të kësaj qeverie, qeveritë duhet të kenë një bosht qendror, boshti qendror do të ishte buxheti, qeveritë janë të lidhura me buxhetin. Kështu që politika fiskale është një nga aspektet më thelbësore më jetike të një qeverie”-ka deklaruar kryeministri. Ndërkaq ai ka vazhduar të pohojë se “Katër vite më parë ne shpallëm një program që konsistonte në këto pika, uljen e sigurimeve shoqërore, uljen e tatim fitimit, uljen e tatimit mbi ardhurat personale, uljen e TVSH-së dhe krijimin e një TVSH-je me dy nivele, në udhëtim e sipër ne arritëm në një skemë tjetër nga ajo që kishim shpallur, ne nuk ulëm TVSH-në por ne ulëm, jo në 20 por në 10% tatimin mbi fitimin, mbi të ardhurën personale, ne ulëm taksën e biznesit të vogël. Bëmë ulje dramatike që një vend mund të ketë bërë”-ka vazhduar më tej Berisha. “E vërteta është se kur ne bëmë këtë politik vendosëm veten në provën më të madhe, ne po përgjysmonin taksat ndërkohë që buxheti duhet të kishte të ardhura, se ndryshe qeverinë e priste falimentimi. Tregu fitoi lirinë fiskale dhe kjo përbënë fitore më të madhe se investimet e bëra”- ka pohuar kryeministri. “Indeks 96% nga 100 pikë. Kjo politik bërë që reformat, nga Banka Botërore të konsiderohej flamur. Po cilat janë ndikimet e saj?, në tërësi prodhimi i brendshëm për frymë u rrit nga 2300 në 4100, rritje kjo pothuajse drejt dyfishimit në katër vite”- vazhdon të tregojë kryeministri. Pyetjes së gazetarit Alfred Peza, se pse investimet janë lënë për fushat, Berisha i është përgjigjur: “Së pari që të bësh duhet të kesh projekte, ne nuk gjetëm në tersi asnjë projekt në sirtarët e tyre. Në vitin 2004 janë akorduar, për të gjithë vendin, 500 milion lekë për rrugët e fshatrave të Shqipërisë, çfarë është kjo shumë. U bënë projektet dhe më pas u financuan. Për projektet u bë një garë dhe ne ju përgjigjëm garës, ata shtonin projekte ne bënim transferim parash tek ata. Kemi arritur 13 miliard, që është një shumë e madhe.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›