E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN parashikon rritje të lehtë të ekonomive botërore

Autori i Lajmit: red.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me anë të drejtorit të tij të përgjithshëm, francezi Dominique Strauss-Kahn, bëri thirrje sot për vazhdimin e politikave të bashkërendimit përballë krizës ekonomike. Kreu i FMN-së, në një fjalim të mbajtur gjatë një konference të Bankës Qendrore Austriake në Vjenë, gjatë një analize retrospektive për veprimet e ndërmarra nga shtetet që prej fillimit të krizës ekonomike, shprehu kënaqësinë për suksesin e tyre: "Niveli i bashkëpunimit për politikat makroekonomike gjatë kësaj krize është mbresëlënës. Në përgjithësi, vendet kanë bërë atë që duhet dhe e kanë bërë së bashku". Ai shprehu kënaqësinë në mënyrë të veçantë për qëndrimin e bankave qendrore, që kanë ulur, ndonjëherë në mënyrë drastike si në Shtetet e Bashkuara, principialet e tyre për të penguar një krizë likuiditetesh. Dominique Strauss-Kahn shprehu kënaqësinë gjithashtu për bashkërendimin e politikave të uljes së taksave: "Duke përparuar së bashku, vendet kanë krijuar një stimulim fiskal prej rreth 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2009. Por, Dominique Strauss-Kahn kritikoi bashkëpunimin në sektorin financiar: "Mungesa e bashkërendimit në sektorin financiar ka pasur efekte destabilizuese, të paktën në një periudhë afatshkurtër. Në disa raste, disa fonde janë zhvendosur" në vende të tjera, theksoi ai. Kështu, ai kritikoi qëndrimin proteksionist të shteteve në rastin e falimentimit të bankës amerikane Lehman Brothers dhe të bankave islandeze.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›