E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, PS bojkoton seancën

Autori i Lajmit: red.
Opozita nuk ka marrë pjesë dje në seancën parlamentare të programuar për ditën e premte dhe jo si zakonisht të enjten paradite, me justifimimin se sencat zhvillohen vetëm të enjteve dhe jo sipas mënyrës së mazhorancës duke u njoftuar vetëm me një sms. Kryetarja e grupit kuvendor të PS-së, Valentina Leskaj ka deklaruar se u njoftuan verbalisht për seancën djeshme dhe jo në mënyrë zyrtare. “Është absurde. Na njoftuan me mesazh për seancën". Partia Socialiste do të bojkotojë seancën parlamentare që pritet të mbahet sot pasdite ku pritet të votohet dekretimi i Ministrit të ri të Punës. Kryetarja e grupit kuvendor të PS-së, Valentina Leskaj ka deklaruar ne nje konference per shtyp se u njoftuan verbalisht për seancën e sotme dhe jo në mënyrë zyrtare. “Është absurde. Na njoftuan me mesazh për seancën. U njoftuam verbalisht për seancën. Kështu nuk mund të funksionojë Kuvendi”, tha Leskaj, duke shtuar se “seanca zhvillohen zakonisht të enjteve paradite”. Ka reaguar menjëherë zyra e shtypit të Kuvendit ku ka bërë të ditur se njoftimi për zhvillimin e kësaj seance plenare është bërë 2 ditë përpara duke vënë në dijeni sekretarët e të gjitha grupeve parlamentare. Sipas kësaj zyre rendi i ditës është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa për datën dhe rendin e ditës, deputetët janë lajmëruar edhe përmes televizionit publik shqiptar. Senca ka të përfshirë vetëm votimin e ligjeve që u shqyrtuan në seancën plenare të datës 11 maj 2009, që miratohen me një shumicë prej 3/5 të votave, të cilat, fatkeqësisht, u bojkotuan nga opozita parlamentare.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›