Gjykatat administrative , Berisha i shtrin dorën LSI-së për vota
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje partive të tjera opozitare që nuk janë dakord me bojkotin e PS-së, si LSI-ja, që të bashkojnë votat me mazhorancën me qëllim miratimin e ligjit për “Gjykatën Administrative” me 2/3 e votave, ose 84 vota, në Parlament. Kryeministri akuzoi kreun e PS-së dhe njëkohësisht kryetarin e Bashkisë Edi Rama se po mban peng opozitën duke mos e lejuar të marrë pjesë në seancën parlamentare për të miratuar ligjin. Sipas Berishës nëse ndonjë forcë politike opozitare dëshiron që të votojë dhe të bëjë një gjest pozitiv duke i shërbyer vendit për të miratuar këtë ligj i cili sipas tij është shumë i domosdoshëm për biznesin dhe sektorin privat në Shqipëri, të bashkojë votat me mazhorancën. Sipas Kreut të Qeverisë, “ligji për Gjykatën Administrative është një ligj që rregullon njëherë e mirë marrëdhëniet e biznesit me shtetin. Apozita bojkoton dhe refuzon votat e saj sepse urdhërohen nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pasi ky ligj nuk i lejon më që Bashkinë ta trajtoj si oborin e tij vetiak. Ky ligj nuk i lejon të trajtoj dhënien e lejeve të ndertimit siç do ai, nuk i lejon Ramës që të injorohen qindra e qindra arkitekt dhe inxhinierë dhe të lejohen vetëm dy studio arkitekturore qe ai do dhe që është bashkëpronar Kryetari i Bashkisë. Megjithatë përpjekjet janë të mëdha për këtë ligj edhe nga biznesi dhe nga qeveria. Këtë ligj e kanë kërkuar si domosdoshmëri dhe zgjidhje të problemeve të tyre grupet e ndryshme të interesit të biznesit. Ne shprehim keqardhjen që nuk e votojmë dot, dhe në rast se LSI-ja dhe ndonjë parti tjetër opozitare bashkon votat me ne të mbledhim Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme ta miratojmë ligjin pavarsisht fushatës elektorale”, tha Berisha. Projektligji "Për gjykatat administrative" është një nga draftet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. Për hartimin e tij është marrë për bazë ekspertiza ndërkombëtare, pasi, sipas ekspertëve të ministrisë së Drejtësisë, gjykimi i një mosmarrëveshje administrative është një risi për Shqipërinë.
Financimet e feve
Kreu i Qeverisë ka komentuar dhe domosdoshmërinë e votimit të ligjit për “Financimin e Komuniteteve Fetare”, duke thënë se: “Është një ligj shumë i rëndësishëm dhe në rafshin ligjor dhe atë shpirtëror dhe historik. Ka qënë një detyrim i madh dhe ne e përmbushëm. Është një trajtim në buxhetin e shtetit që duhet të ishte bërë me kohë, hiqet njëherë e përgjithmonë diskriminimi. Vendoset me ligj financimi i tyre me zë të veçantë në buxhetin e shtetit”, tha Kryeministri.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009