Kriza, rrezikohet rritje masive e çmimeve
Autori i Lajmit: red.
Ekspertët parlajmërojnë se masat e marra nga qeveritë botërore për të luftuar krizën e përbotshme financiare, mund të prodhojnë një tjetër krizë, atë inflacionit.
Brian Griffiths, nënkryetar i Goldman Sachs International dhe anëtar i Dhomës së Lordëve në Angli, gjatë një leksioni të mbajtur në një nga universitetet private të Tiranës tha se rreziku që bota të përballet me rritje masive të çmimeve, tashmë është evident.
Pritshmëria
“Megjithë këto stimuj fiskalë dhe monetarë ka rrezik të hyjmë në krizën e rritjes së çmimeve. Banka e Shqipërisë duhet të ngrejë normat e interesit, po kjo do të sillte konflikt se do të akuzohej se nuk lufton recensionin”, u shpreh Griffiths. Louis Greig, drejtor menaxhimi në bankën JP Morgan, thotë se rritja e çmimeve mund të jetë dyshifrore. Shqipëria është një vend importues neto, me një deficit tregtar që vitin e kaluar arriti në 327 miliardë lekë. Ndaj, dhe ecuria e çmimeve në vend është e varur në një masë të mirë nga ajo në tregjet ndërkombëtare, çka u provua edhe gjatë krizës së çmimeve në verën e vitit të kaluar.
Si ndikoi kriza
Ekonomia në vend gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2008 është tronditur. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, kriza financiare ndërkombëtare ka ndikuar dhe në Shqipëri. Në raportin e BSH-së, sektorët kryesorë të ekonomisë kanë pësuar rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë në rënien e dhënieve të kredive kanë ndikuar dhe masat shtrënguese të bankave të nivelit të dytë. Ndërkohë norma mesatare e inflacionit për vitin 2008 ishte në nivelin e 3.4 për qind. Sipas Bankës së Shqipërisë, efektet e krizës financiare ndërkombëtare do të ndihen dhe në vendit tonë gjatë këtij viti. Kreditë ekonomike për vitin 2009, si pasojë e masave shtrënguese të bankave të nivelit të dytë, parashikohen të rezultojnë në nivelin e 54 miliardë lekëve.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009