E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: “Zgjedhjet e qershorit duhet të jenë të lira”

Autori i Lajmit: red.
SHBA nxit politikën shqiptare që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një prononcim për media, zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Stefen Kristina tha se si SHBA-të ashtu edhe Europa i konsiderojnë zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri si një mundësi për të treguar zhvillimin dhe standardet e demokracisë shqiptare. “Nuk mund të parashikohet tani, duhet të gjykohet pas zgjedhjeve. Unë mendoj se qeveria, opozita dhe votuesit shqiptarë kanë një mundësi t i tregojnë Europës dhe Amerikës që mund të zhvillohen zgjedhje shumë të bukura”, theksoi Kristina. Kristina i bëri këto komente pasi mori pjesë në konferencën për sigurinë në rajonin e Ballkanit të organizuar në Durrës nga ish-presidenti, Alfred Moisiu.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›