Bie nga skela, humb jetën 21-vjeçari
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kushtet e sigurisë
Humb jetën pasi bie nga skela ku punonte një 21-vjeçar në Durrës. Saimir Benja, nga Tepenela ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku punonte si punëtor ndërtimi. Ngjajra e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen 13 në Durrës. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për disa orë në policia drejtuesin teknik të punimeve për sqaruar rrethat e ngjarjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjajra e rëndë ka ndodhur pas nuk janë respektuar kushtet e sigurisë në punë.
Ngjajra
Një djalë 21-vjeç ka gjetur vdekjen dje në plazhin pranë qytetit të Durrësit dhe për të zbardhur ngjarjen, është shoqëruar një zyrtar i kompanisë që ndërtonte pallatin ku ra i ndjeri.
Burime nga policia bënë të ditur se se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09.40 kur 21-vjeçari Saimir Benja, lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen nr 18 Kënetë të Durrësit, ka rënë nga një pallat në ndërtim. Tragjedia ndodhi në lagjen nr 13 Plazh, në afërsi të Restorant “Benilva” te Shkëmbi i Kavajës. Mjekët në spitalin e Durrësit ku u dërgua me shpejtësi i riu, thanë se ai ka mbërritur atje i vdekur. Sipas të njëjtave burime mësohet se Saimir Benja, nuk ka mundur të mbijetojë pasi dëmtimet e pësuara nga rënia në lartësi ishin të mëdha ndaj ai ka ndërruar jetë rrugës për në urgjencë. Benja ishte punëtor ndërtimi dhe punonte në pallatin nga i cili është rrëzuar.
Dëshmitarët
Dëshmitarët treguan se 21-vjeçari i ardhur nga jugu, në një moment ende të paqartë, ndërsa punonte në një nga katet e larta të pallatit në ndërtim, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë fatalist. Punonjësti e pallatit pohojnë se i riu kishte pak kohë që kishte filluar punë.
Hetimet
Në lidhje me ngjarjen, një grup hetimor u ngrit nga policia e Durrësit. Sipas të njëtave burime mësohet se për të sqaruar tragjedinë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, Përgjegjësi i Sigurisë së punimeve të Firmës ndërtuese, Adriatik Hasa.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009