Godo: Shkelje ligjore dhe morale
09/12/2008 Hetimi i Bashës
Kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, e cilësoi dje si shkelje ligjore, por edhe morale qëndrimin e mbajtur nga Prokuroria dhe Partia Socialiste në lidhje me hetimet për rrugën Durrës–Kukës. “Kemi të bëjmë, të paktën formalisht, me një shkelje juridike, por që përmban edhe një problem moral në planin njerëzor. Nuk mund të zgjatet në pafundësi hetimi ndaj një personi, duke e mbajtur nën akuzë pa i thënë asgjë për gati dy vjet”, - tha Godo duke komentuar hetimet për ministrin e Jashtëm Lulëzim Basha. Sipas tij, opozita aktuale nuk ka të drejtë morale të bëjë asnjë akuzë, pasi ajo duhet të përgjigjet për atë se ç’bëri me 300 milionë dollarë që grumbulloi me të ashtuquajturën taksa “Majko” për rrugën Durrës–Kukës. I ashpër në qëndrimin e tij, Godo aludon se kjo rrugë nuk është bërë gjatë qeverisjes socialiste, pasi dikush ka qenë i interesuar që të mos bjerë pesha e portit të Selanikut dhe të Igumenicës. “Hapja e rrugës Durrës–Kukës, hapja e rrugës për Kosovën drejt detit, por edhe për Maqedoninë apo edhe për ndonjë vend tjetër përreth do të preferojë në të ardhmen medoemos Durrësin si rrugën më të shkurtër dhe më komode”, - shprehet Godo. Ndërkohë në lidhje me mosdekretimin e Kodit Zgjedhor nga Presidenti Bamir Topi kreu i Asamblesë së PR-së thekson se kjo duhet të quhet çështje e mbyllur. “Kodi është votuar me një shumicë shumë të madhe votash në Parlament dhe të gjithëve na mbetet të mendojmë se si duhet ta zbatojmë atë me korrektësi, që të arrijmë në fund të bëjmë zgjedhje të lira dhe të pranueshme, që janë të domosdoshme”, - u shpreh Godo.