Berisha-Rames: Fajin s'ta kane floket, por koka
Kryeministri Berisha nuk ka munguar te sulmoje kreun socialist Rama, se ka perdorur mediat per te shfrytezuar kete operacion dhe per te bere politike, duke iu kunderpergjigjur dhe per detaje te vete Rames ne raport me mjekesine. "Dy fjale do t'i them ketij zoterie. Operacionet jane per njerezit. Nuk mund te mos them se jane disa operacione, te cilat kane nje domethenie tjeter, kur detyrosh t'i besh ato 30 apo 40 vjet para kohe, flasin vete. Se shkon te transplantosh floket, rri edhe dy jave ne klinike dhe nuk te mbin nje qime dhe kjo jo per faj te rasatit, por per faj te ares; apo kur shkon per te hequr xhufkat ne qepalla dhe te bien syte me keq; apo kur shkon per te ngulur dhembe te rinj dhe nuk te mbajne", replikoi ne distance dje kryeministri. Njeheresh Berisha ka akuzuar Ramen "si nje njeri qe e nderton suksesin vetem mbi krizen, semundjen, fatkeqesine, imagjino se c'mund te beje, duke u marre gjithe diten me nje histori te tille". "Une keto kisha sot, por dua te falenderoj edhe mediat, me shume respekt, te cilat dje ishin subjekt i nje agresioni te papare mesazhesh dhe trillimesh te nje njeriu, i cili eshte i njohur se vuan tmerresisht nga mesazhomania, lidhur me operacionin tim. Disa prej atyre mesazheve i kam une ketu, se m'i kane nisur gazetaret", hodhi ne drejtim te Rames akuzen e kahershme se drejton mediat e tija me mesazhe. Kryeministri Sali Berisha rrefeu dje, gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, te verteten per nderhyrjen e tij kirurgjikale ne kembe.
Sipas tij, keto lloj operacionesh edhe mund te behen edhe mund te mos behen, por ato qe jane ne funksion te nje aktiviteti qe eshte pasion, apo kur behen per te sheruar nje semundje, jane me se normale. Duke kritikuar ashper kryetarin e opozites, Edi Rama, si njeriun e trillimeve, kryeministri tha se ne te vertete ai iu nenshtrua nje nderhyrjeje te planifikuar kirurgjikale, per nje problem ne shpinen e kembes. Problem qe sipas kreut te qeverise, i krijonte veshtiresi ne ecje, pasionin e tij. "Pas nje operacioni qe ka zgjatur rreth 1 ore e 15 minuta, me nje anestezi te pergjithshme, pasi e kuptoni vete se kemba dhe dora kane shume mbaresa nervore, une shkova ne shtepi, pa asnje lloj nderlikimi. Dje dhe sot, kam permbushur te gjitha detyrimet e mia, pervec ecjes se zgjatur si ne cdo fundjave tjeter, kam punuar, kam lexuar", sqaroi Berisha