Topi: Jo, zerave te cjerre nacionaliste
Presidenti i Republikes Bamir Topi kritikon skandalin grek me kenget antishqiptare dhe shprehet kunder reagimeve gjaknxehta si djegia e flamurit helen. Duke permendur faktin se qeveria greke ka kerkuar falje, Topi thekson se "ndjesa e kerkuar te dikton qe te mos ta trajtojme kete teme, sepse zera te cjerrur nacionaliste, zera qe nuk i sherbejne nje miqesie qe eshte instaluar nepermjet institucioneve tona, aq me shume midis dy vendeve qe jane vende fqinje dhe anetare te NATO-s, tregon qe ky eshte nje proces, i cili patjeter ne linjen e denimit moral, ndoshta dhe ligjor te ketyre zerave, qe eshte ne kompetencen e institucioneve greke". "E rendesishme eshte qe nga zerat me prominente te politikes greke, ka ardhur ndjese dhe nje denim i aktit te ketij kori te cjerre per te rikthyer ne disa situata, te cilat nuk eshte e nevojshme t'u rikthehemi midis dy vendeve tona", - tha Topi, ne nje interviste mbreme per tv Koha.
Ju, ne bashkepunim me faktorin nderkombetar ndermoret nje proces pajtimi te paleve politike. Ne kete kuptim, si e konsideroni punen e bere? A dha frytet e veta? E futi procesin ne vija e duhura?
Une besoj qe termi me i gjetur nuk do te ishte i pajtimit, sepse demokracia ka ne baze dialogun. Jo domosdoshmerisht duhet te merret ky term si nje term in extremis per te pajtuar dicka qe natyrisht nuk shkon. Shume gjera mund te jene te debatueshme, por ceshtja e rivendosjes se dialogut politik eshte ceshtja me substanciale e ketij procesi. Po t'i kthehem zhvillimeve ne retrospektive te muajve te fundit, do te analizonim patjeter deklarimin ne distance, debatin ne distance, ndoshta mosballafaqim brenda nje institucioni, i cili eshte specifik per kete pune, sikurse eshte Parlamenti, dhe patjeter marrja ne konsiderate nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes e faktori nderkombetar, i cili eshte prezent edhe ne Shqiperi nepermjet ambasadoreve, por edhe institucionet e Shqiperise, sidomos deklarata finale e Keshillit te Evropes, patjeter imponoi pershpejtimin e veprimeve te institucioneve, per te bere te mundur riinstalimin e dialogut politik. Dhe une mendoj qe, tryeza e realizuar ne Presidence patjeter qe dha frytet e veta. Jemi mesuar qe t'i konsiderojme suksese, por ne sens absolut jo. Duhet realizuar nje analize korrekte, racionale, dhe duhet vleresuar dhe kur ka progrese relative. Dhe une besoj qe ka nje progres te dukshem relativ nga ajo tryeze, natyrisht me vullnetin politik dhe me vendimmarrjen politike te opozites. Opozita eshte ne Parlament. Ndoshta nuk eshte ne tere dimensionin e vet, por eshte atje dhe praktikisht sot, eshte perfshire ne ate debat publik ekstra institucional, eshte perfshire ne nje debat intra institucional, dhe kjo eshte nje arritje pastaj.
Eshte ne stilin tuaj, qe ne mesazhet per klasen politike pergjithesisht, te mos jeni eksplicit. Megjithate, do te donim, nese ka, nese mund te thuhet ndonje prej mesazheve qe ju u thate krereve te politikes shqiptare ne takimet qe u zhvilluan ne Presidence.
Se pari, ne menyre te dukshme une respektoj institucionet, cka do te thote institucionin e partive politike, institucionin e kryetareve te partive politike. Besoj qe secili ka nje mandat te qarte ne strukturat e partive politike dhe nuk mund te jap leksione demokracie per askend. Por, ajo qe mund te them ne cilesine e Kryetarit te Shtetit, mund te them ne parim, qe bashkepunimi eshte jetik per fatet e nje vendi, i cili eshte ne nje rruge patjeter te percaktuar drejt nje integrimi ne familjen evropiane, dhe ka nje rregull, kur tenton te shkosh ne nje familje, patjeter qe te pranohesh, duhet te realizosh ato standarde qe familja evropiane i ka pervetesuar dhe ekspozuar prej kohesh, prej vitesh. Dhe besoj qe secili nga lideret politike, pavaresisht nga debatet e forta politike, tek e fundit duhet ta kete nje pike te perafrimit, te sintonimit te pozicionit te tyre, qe jane ne funksion te qytetarit shqiptar.
Mesazhet tuaja jane pergjithesisht te tipit "duhet", megjithate ndonje qortim zoti President, a e keni per faktin qe kjo klase politike ka qe prej qershorit te vitit qe kaloi, qe eshte duke harxhuar shume energji, jo thjesht te vetat, por edhe te opinionit publik, ne lidhje me nje ceshtje. Eshte duke harxhuar shume balte per njera-tjetren neper kancelarite nderkombetare. Keni ndonje mendim?
Ceshtja e termit natyrisht eshte nje ceshtje qe ka te beje me menyren se si une jap mesazhin. Ne rast se une them duhet, domethene qe duhet realizuar dicka, e cila ndoshta e pamjaftueshme e realizuar. Kur them qe duhet te behet, duhet te behet ajo qe s'eshte realizuar deri tani, pra, te kete nje bashkepunim per ceshtje te rendesishme. Eshte e pamundur qe mazhoranca dhe opozita, bile nuk do te konsiderohej demokraci ne rast se do te kishim nje pozicion per te gjitha gjerat. Kjo eshte bukuria e demokracise, ka gjera per te cilat njerezit nuk bien dakord. Ka gjera qe kur nuk bien dakord, debatohet, precipitohet ne nje zgjidhje, por e rendesishme eshte qe, dhe mazhoranca, dhe opozita, kur jane arsye madhore qe jane ne funksion te atyre qytetareve qe u kane marre voten, duhet patjeter qe per gjera shume te rendesishme te sintonizohen, te sinkronizohen dhe te marrin vendime ne funksion te qytetareve te Shqiperise.
Nuk ju duket e tejkaluar koha kur palet hedhin balte per njera-tjetren neper kancelarite nderkombetare, ky stil i te berit politike, ku njeri shkon dhe lobon prane grupit parlamentar socialisto-liberal dhe nje tjeter tek te djathtet? A nuk eshte harxhim kohe?
Une besoj qe eshte ne natyren e organizimit dhe funksionimit te partive. Fakti qe partite e majta dhe te djathta organizohen ne menyre te mireformatuar, edhe ne kuadrin e partive te majta dhe te PPE-se, tregon qe shqetesimet e tyre politike te kesaj natyre, domosdoshmerisht do t'i shprehin atje. Dhe une nuk shoh...
Shume gjate, u be shume gjate, ...
Natyrisht, ceshtja ne funksion te kohes eshte nje problem tjeter ne rast se une do te jepja nje mendim i tille: jam per nje debatim dhe nje precipitim te shpejte te zgjidhjeve. Gjerat qe futen ne nje shtrat kronik, natyrisht nuk japin imazhin e duhur.
Nuk do te doja te citoja kryeministrin Andreoti, qe thoshte se rrobat e palara lahen brenda familjes, por gjithsesi keto lloj lobimesh duken pak te gjata.
Kjo shprehje prape mund te kete dimension tjeter, sepse edhe ne vendin e zotit Andreoti ka dhe lavanderi publike, keshtu qe mund te lahen ne familje, por mund te lahen edhe ne lavanderi komunale ose private.
Megjithate, ju i keni sigurisht parasysh termat te cilat bashkesia nderkombetare, ju vete i imponuat zgjidhjen, transparence dhe perspektive te institucioneve kushtetuese. A mund te kuptojme ne, sigurisht eshte pyetje qe mund t'ia benim dhe opozites, por, pse opozita e ka frike Gjykaten Kushtetuese sipas jush?
Eshte nje pyetje qe s'mund t'ia drejtoni Presidentit. Duhet patjeter qe, perderisa i referoheni opozites, duhet t'u drejtoheni perfaqesuesve me te larte te saj.
Nje pyetje me karakter prospektiv: nese opozita, se bashku me mazhorancen, nuk do ta kishin ndryshuar Kushtetuten, a do te kishim nje zgjidhje me te shpejte te thelbit? Pra, a do te kishim nje funksionim te institucioneve ne nje menyre me efektive?
Ketu nuk eshte shume ceshtja tek disa elemente te rinj kushtetues ne baze te ndryshimeve te 21 prillit te vitit 2008. Ketu ceshtja, sikurse e thashe edhe ne fillim te bisedes ka te beje ne menyre vendimtare me vullnetet politike te partive politike. Pra, per ceshtje te karakterit politik, te cilat mund te implikohen dhe me ceshtje te karakterit juridik, tek e fundit, gjithcka eshte tek ligji ne radhe te pare, dhe ka nje dishendence te rregullit institucional, eshte Kushtetuta, eshte ligji qe e derivon Kushtetuta, eshte kuadri i institucioneve ligjore qe funksionojne ne Shqiperi, jane vullnetet politike te cilat demonstrohen; ose kur duhen te ndryshohen, ndryshohen ne Parlament mbi bazen e ketij vullneti, behen ndryshimet edhe ne kuadrin ligjor. Une besoj qe ky eshte terreni ku partite politike duhet te zhvillojne veprimtarine e tyre. Dhe, nese dicka zhvillohet jashte ketij terreni, atehere ka te bejne me vullnetet politike te partive politike dhe i kane ato ne dore, nuk i ka askush tjeter.
E kisha fjalen per ate qe ka qene nje nga pasojat me te renda te ndryshimit te Kushtetutes, sipas meje, qe eshte dobesimi i te gjitha institucioneve nepermjet shkurtimit te mandatit apo nepermjet ne njefare menyre politizimit, apo shtimit te peshes politike te...
Duhet te jemi me konkret, sepse kendveshtrimet mbi ndryshimet kushtetuese une i kam shprehur ne momentin e duhur, dhe ne rast se kujtoj, e kam bere perpara se t'i dekretoj keto ndryshime. Ne momentin qe kam dekretuar ndryshimet kushtetuese, kam qene i detyruar te hesht ne respekt te atij votimi prej 115 deputetesh dhe ne respekt te fjales sime. Keshtu qe une nuk deshiroj qe te bej komente retrospektive per nje proces, qe une e konsideroj te mbyllur.
Ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave, ju jeni shprehur optimist. Tek ju ka dominuar qarte fjala optimiste tek mesazhet qe keni dhene ne publik, megjithate nuk mendoni se zgjatja e krizes, qofte nepermjet ketyre protestave, qe zhvillohen nga partite politike ne vend, nuk ndikon ne imazhin e vendit? Komisioneri Fyle, i cili eshte shprehur pak a shume.
Do te thoja qe nuk ka gje qe shkon pa influence, do te beja gabim. Kjo eshte dhe arsyeja qe vazhdimisht themi se per ceshtje te nje karakteri specifik, ne interes kombetar, sikurse eshte ceshtja e liberalizimit, partite duhet te gjejne gjuhen e perbashket. Ndryshe nuk do te kishte sens kjo menyre te shprehuri, por, e pare ne nje kuptim tjeter, eshte nje ceshtje qe domosdoshmerisht do kaloje ne nje rruge optimiste. Une natyrisht nuk shprehem, sepse deshiroj te shprehem ne kete menyre, por shprehem sepse kam kontakte te vazhdueshme me perfaqesues te institucioneve nderkombetare, te cilet e kane pare kete proces me shume si nje proces te karakterit teknik, qe ka te beje me disa detyrime, me disa standarde, dhe e pare ne nje sens tjeter, ne politiken rajonale, eshte percaktuar qartazi qe vendet e Ballkanit Perendimor sot jane vendet te cilat ne bllok, pavaresisht se dikush me heret, dikush me vone, ne bllok patjeter do te kene nje politike te levizjes se lire te njerezve drejt Bashkimit Evropian. Ne e kemi pare tek Mali i Zi, tek Maqedonia. Sot diskutohet Shqiperia, por te jeni i sigurt qe, jo shume larg nga Shqiperia do te jete dhe Kosova. Edhe Kosova do te kete te drejten e levizjes se lire. Eshte elementi me thelbesor i lirise se individit qe promovohet sot ne politikat evropiane.
A keni ndonje mendim ju, lidhur me te ashtuquajturen ceshtje te perfshirjes se Shqiperise bashke me Bosnjen ne nje pakete per liberalizimin e vizave?
Une nuk mund te shprehem, sepse kjo ceshtje nuk ka te beje me vullnetin tone. Kjo eshte nje ceshtje qe u takon institucioneve evropiane. Nese ato e shikojne Shqiperine vecmas Bosnjes apo se bashku me Bosnjen. E rendesishme eshte qe i gjithe terreni ballkanik sot ka nje klime tjeter. Ka nje klime tjeter, qofte persa i perket rritjes se demokracive te vendeve respektive, natyrisht situata ne Bosnje eshte disi me e thyeshme, por jam i bindur qe ceshtja e levizjes se njerezve nuk mund te konsiderohet si me njollat e leopardit. Ajo do te trajtohet ne nje terren homogjen, ne te gjithe territorin, sepse nuk do te kishte sens qe te quhej levizje e lire. Ceshtjet e demokracise, rritjes se institucionit, pastaj jane ceshtje specifike per secilin vend.
Ne pergjigjet e deritanishme, eshte e veshtire, flas per publikun me perceptim me kritika te forta per klasen politike ne vend. Megjithate ju jeni duke vuajtur si Institucion, duke vuajtur pasojat e krizes qe eshte emerimi i gjyqtareve ne Gjykaten Kushtetuese apo ne Gjykaten e Larte ne vendet vakante.
Ende jo per Gjykaten Kushtetuese sepse ende jemi ne kohe, por per te gjithe anetaret e Gjykates se Larte, vertet ne po e ndiejme dhe nuk eshte ceshtje qe e ndien vetem Institucioni i Presidentit. Institucioni i Presidentit ka lancuar publikisht nje shqetesim qe lidhet me nevojen apo domosdoshmerine e pjesemarrjes se te gjithe anetareve te Parlamentit per te zgjedhur anetare te gjykatave shume te rendesishme, sepse kjo do te merrte nje ngjyrim tjeter ne rast se do te votohej vetem nga njeri krah. Une do te deshiroja qe ata te ishin te gjithe ne salle, sepse behet fjale per pushtetin e trete, dhe per pushtetin e trete nuk jane jo nje apo dy vjet, por jane nente vjet per cdo anetar, qofte te Gjykates se Larte, qofte te Gjykates Kushtetuese, pra, po t'i marresh ne menyre kompleksive jane dhjete anetare ne dy gjykatat, te cilet ne total perbejne nentedhjete vjet. Dhe nentedhjete vjet qe realizohen si zgjedhje brenda nje muaji, do te thote qe duhet te kete nje vemendje e jashtezakonshme.
Ne nje nga vendimet e fundit te Gjykates Kushtetuese, ne fakt jane shume vendime qe, si te thuash e zhbejne ate qe ka bere opozita, qe ka bere kjo shumice gjate ketyre viteve, eshte qe lidhet edhe me ceshtjen e perkufizimit te vijes bregdetare me Greqine. Ai eshte nje proces, i cili edhe sipas opozites, edhe sipas ketij vendimi, nuk ju ka juve perfshire, qofte dhe formalisht. Tani qe ky proces po ribehet, negociatat kane filluar ose do te fillojne, cilat jane disa nga direktivat qe ju do te jepnit per kete proces?
Se pari, une nuk jam perfshire ne kete proces, sepse ceshtja vjen te Presidenti, vetem kur duhet te dekretohet. E kam thene edhe here tjeter...
E kisha fjalen per kushtetutshmerine...
Pikerisht, edhe une do te dal aty. Problemi eshte qe Presidenti, ne asnje lloj rrethane nuk mund te jete pjese e nje debati politik publik paraprak, sepse duhet te kaloje ne hallkat parlamentare, dhe Presidenti flet ne momentin kur duhet te shpalle dekret. Fakti qe nuk ka pasur nje rrjedhe te tille, do te thote qe Presidenti nuk ka patur arsye te shprehet. Natyrisht, kam dhene mesazhet e mia publike dhe persa i perket anes procedurale, sot mund te flas me ate rezultat qe ka Gjykata Kushtetuese, qe domosdoshmerisht, kur ka marreveshje te natyres shteterore, jo se e them une, por e shikon Kushtetuta si te tille, qe duhet te kete nje plotfuqi nga ana e Presidentit.
Duhet te kete nje plotfuqi preventive pra, paraprake.
Sigurisht, nese ka marreveshje ndershteterore, eshte Presidenti. Ne rast se ka marreveshje midis qeverive, sigurisht qe eshte Kryeministri. Pra, sot nuk mund te bejme nje analize tjeter, por sot mund t'i referohemi nje vendimi te Gjykates Kushtetuese, e cila detyrimisht detyron nje rinegocim, i cili besoj do te shkoje ne te gjitha standardet e Kushtetutes se Shqiperise.
Sepse Gjykata Kushtetuese kishte verejtje edhe per permbajtjen, pra jo thjesht per...
Une nuk mund te futem ne elementet e permbajtjes.
Jo, dua thjesht nje sugjerim. Ky proces, me siguri eshte duke u zhvilluar, ose ka filluar, ose pritet te filloje.
Sa kohe qe une nuk kam dhene zyrtarisht plotfuqine, do te thote qe une nuk mund te them asgje, nese ka filluar apo se ne c'faze eshte.
Megjithate vijme tek nje ceshtje qe eshte e prekshme tani, e nje debati publik, qe eshte marredhenia me Greqine. Ju e keni ndjekur besoj, te ashtuquajturin manifestim te marinsave greke, te cilet kendonin kenge raciste ndaj shqiptareve. Raciste jo ne fakt, por kenge te egra, antinjerezore do te thosha, antishqiptare?
Ajo qe une mund te them tani ne kete moment, eshte qe, me vjen mire qe ka reaguar qeveria greke, nepermjet zerit eksplicit te Ministrit te Mbrojtjes, te Zevendesministrit te Mbrojtjes, dhe patjeter ato i kane denuar dhe ndjesa e kerkuar te dikton qe te mos ta trajtojme kete teme, sepse zera te cjerrur nacionaliste, zera qe nuk i sherbejne nje miqesie qe eshte instaluar nepermjet institucioneve tona, aq me shume midis dy vendeve qe jane vende fqinje dhe anetare te NATO-s, tregon qe ky eshte nje proces, i cili patjeter ne linjen e denimit moral, ndoshta dhe ligjor te ketyre zerave, qe eshte ne kompetencen e institucioneve greke. E rendesishme eshte qe nga zerat me prominente te politikes greke, ka ardhur ndjese dhe nje denim i aktit te ketij kori te cjerre per te rikthyer ne disa situata, te cilat nuk eshte e nevojshme t'u rikthehemi midis dy vendeve tona.
Keto jane tregues i nje lloj klime qe ekziston tek qarqe te caktuara, tek qarqe ushtarake, por edhe une jam i mendimit qe ndjesa ishte e duhur.
Une mendoj qe ne momentin e duhur ka nje prononcim. Eshte e panevojshme ta thellojme.
Nje ceshtje tjeter e rendesishme mendoj se eshte, gjithashtu, ceshtja e debatit politik nese Shqiperia eshte ne krize ekonomike apo jo? Kjo eshte nje ceshtje per te cilen palet zihen. Cili eshte gjykimi juaj?
Gjykimi im eshte ai stabel qe kam pasur edhe me perpara. Une, si President i Republikes, gjithmone, duke pasur kendveshtrime te ndryshme, natyrisht, qe besoj te institucionet, por kur pozicionimet e paleve jane ne largesi, une kam nje pike tjeter referimi; i referohem Institucionit te Bankes se Shqiperise. Sigurisht, qe bej edhe vrojtimet e mia nepermjet keshilltareve ekonomike qe kam dhe te raporteve qe vijne edhe nga nderkombetaret; pra, nuk eshte nje gjykim i shpejte, eshte nje gjykim mjaft kompleks dhe, sigurisht, qe duket edhe te nuancat qe marrin edhe prononcimet e paleve qofte nga shumica, qofte nga opozita. Per t'iu pergjigjur ne menyre te drejtperdrejte i referohem Bankes se Shqiperise.
A mund te na thoni dicka, ne menyre te thjeshtuar: Cilat do te ishin sugjerimet tuaja, nisur nga ato cka thote Banka e Shqiperise, qe sheh probleme, sheh elemente te krizes?
Une do ta tejkaloja kete cast, per te thene: Njerezit ne Shqiperi duhet t'u kthehen prioriteteve te zhvillimit kombetar. Nje nga prioritetet eshte ceshtja e bujqesise; eshte ceshtja e agroperpunimit, e cila nuk shihet si plotesim i nje autosuficence, por patjeter e lidhur ngushte me zhvillimin e turizmit ne Shqiperi, qe duhet te kete nje karakteristike te vecante per te ruajtur jo vetem traditen, per te pasur nje turizem jo thjesht per detin, por per te pasur nje turizem kulturor, arkeologjik dhe nje turizem qe ka te beje me specifikat e zakoneve e tradites ushqimore qe kemi. Duke pasur edhe njohuri te mjaftueshme ne fushen e bujqesise e te ushqimit, do te thosha se eshte nje prioritet me rendesi te jashtezakonshme kombetare qe t'i zhvillojme keto kapacitete ne gjithe territorin e Shqiperise; diku me nje zhvillim intensiv te kesaj bujqesie, diku me nje zhvillim gjysme intensiv apo ekstensiv, duke ruajtur traditat, duke ruajtur fizionomine e tradites ne zona te caktuara. Per shembull, per te mos e bere shume teorike, por per t'i dhene nje qasje praktike, zona e Korces ka nje tradite te vecante qe e dallon nga nje zone tjeter, zona e Shkodres, e Dibres, e Vlores, Gjirokastres apo zona e Tiranes; pra, kjo vjen jo thjesht nga karakteristikat klimatike gjeografike qe ka Shqiperia, por nga traditat e zones, nga historia dhe nga formimi specifik i ketyre zonave, te cilat na afrojne nje larmi te vecante. Keto duhen promovuar, duhen zhvilluar, sepse edhe turisti qe vjen nga qendra e Evropes, natyrisht, ka interes pikerisht per keto elemente.
Edhe blegtoria, Zoti President, ne nje raport te eksperteve italiane te viteve 30-te, Shqiperia konsiderohej per zhvillimin e blegtorise e krahasueshme me vendet si Zvicra...
Kur thashe bujqesia pata parasysh zhvillimin e blegtorise, sepse Shqiperia ka pasur ne cdo kohe, pavaresisht nga format e organizimit te ekonomise, nje tradite ne ceshtjet e blegtorise sidomos ne zonat kodrinore-malore qe kane te bejne me bagetite e imeta, te cilat vijne jo thjesht per shkak te cilesise te mishit, por edhe te prodhimeve te tjera, te qumeshtit, te djathit dhe te gjitha nenprodukteve, te cilat mund ta them pa frike se jane ndoshta me te kuotuarat sidomos ato te zones se jugut te Shqiperise, persa i perket prodhimeve sic eshte djathi fete.