E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës: Nëse s"njeh popullin, do ndëshkohesh prej tij

“Nëse nuk njeh popullin, ai do të ndëshkojë rëndë duke mos të njohur ty” kështu u shpreh nga Himara kryeministri. berisha tha se populli i dha Ramës dënimin që meritonte, humbjen në zgjedhje. 

HIMARE- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka sulmuar përsëri kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Nga Himara, ku kreu i qevrerisë mori pjesë në inaugurimin e disa investimeve në infrastrukturën e brendshme dhe duke ju referuar rezolutës së Asamblesë së Partisë Socialiste, berisha tha se nëse Rama nuk njeh popullin, ai do të marrë ndëshkimin më të madh prej tij.
“Në Asamblenë e tij deklaroi se nuk do të njihte zgjedhjet. Unë do ti them nga Dhërmiu zotit Rama këto fjalë. Nëse ti nuk njeh popullin tënd, do marrësh ndëshkimin më të madh prej tij, ai nuk do të njohë ty. Populli është i përjetshëm kurse politikanë si ti janë limonada të përkohshme që thartohen në verën e parë. Le ta lemë Edi ramën në banesën e humbjes, aty ku e cuan shqiptarët në 28 qershor” u shpreh Berisha.

I shoqëruar nga një grup deputetësh dhe nga kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, Berisha inauguroi ujësjellësin e fshatit Gjilek ndërsa ndalesa tjetër ishte në Dhërmi, ku preu shiritin e inaugurimit të sheshit të pagëzuar me emrin Petro Marko, për të cilin kreu i qeverisë shprehu vlerësim maksimal.
“Shtëpinë e tij ta shndërrojmë në muze. Petro Marko është një kapiten i vërtetë i letrave shqiptare ” theksoi Berisha.
Gjatë udhëtimit të tij në disa fshatra të bregdetit të Jonit, Berisha premtoi se në vitin 2010 infrastruktura e kësaj zone do të jetë e realizuar, duke e kthyer bregdetin shqiptar në vendin më të njohur turistik në Europë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›