E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli : Rama fsheh humbjen me zhurmë

Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli theksoi se “me zhurmën e tij, Edi Rama përpiqet të fshehë humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit, por edhe frikën dhe tronditjen që e ka kapur nga pasuritë që i ka përvetësuar dhe i fsheh me një sërë kompanish që ai mbështet”. 

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të deputetit socialist Taulant Balla në lidhje me pasurinë e kryeministrit Berisha. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli theksoi se “me zhurmën e tij, Edi Rama përpiqet të fshehë humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit, por edhe frikën dhe tronditjen që e ka kapur nga pasuritë që i ka përvetësuar dhe i fsheh me një sërë kompanish që ai mbështet”.
“Edi Rama, humbësi i madh, kryetari pa mandat i PS, duke lënë mënjanë pasuritë që ka nëpër Europë apo ndërtimin e fashatrave turistik në Spanjë, ndërtimin e qytezës së përbashkët me Delijorgjin apo 70% e lejeve të ndërtimit në Tiranë që ndan me Eftimët e tij, nxorri për të komentuar pasuritë e Kryeministrit e familjarëve të tij trafikantin e qënieve njerëzore apo oratkun e narkotrafikantit Fatos Gjura, Taulant Ballën”, tha Mëhilli.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›