Berisha: Ramiz Alia u bashkua me Millosheviçin
Në prag të festës së 8 dhjetorit, Ditës së Demokracisë, Kryeministri Berisha ka bërë një tabloid të plotë të situatës, në të cilin ai u ndodh në vitet ‘90 përpara përmbysjes së sistemit komunist. Shefi i qeverisë e cilësoi sëmundje komunizmin, duke shtuar se ai nuk kishte frikë nga ajo. "Nuk kam pasur impresion gjatë atyre viteve. Nëse shikoja se më ndiqnin apo bënin ndonjë veprim sigurimsat e atëhershme, unë qeshja me veten time", theksoi Berisha. Kryeministri ritheksoi shoqërinë e tij me Azem Hajdarin, duke kujtuar figurën e tij. "Vërtet u mbushën sheshet ato ditë, por terrori reagoi me egërsinë më të madhe. U vranë rreth 12 qytetarë dhe kështu me radhë. Ramiz Alia bashkoi shërbimet e fshehta me Sllobodan Millosheviçin, në mënyrë që të mbanin njëri-tjetrin", tha Berisha.
Duke kujtuar vitet sesi ndryshoi Shqipëria nga kthetrat e komunizmit, Kryeministri nuk ka preferuar të tregojë detajet sesi e ka përjetuar ai këtë ngjarje brenda familjes së vet. 8 dhjetori i çdo viti duket se i gërvisht Kryeministrit Berisha kujtimet e dhjetorit 1990, të cilin ai vetë e quajti si ditëlindjen e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Shefi i mazhorancës e ka cilësuar Shqipërinë e para viteve ‘90 si një vend që kishte më shumë burgje dhe kampe përqendrimi, sesa stadiume dhe pallate kulture. Kryeministri tregoi se në kohën kur erdhi në krye të lëvizjes demokratike kishte një vizion të qartë. "Më 8 dhjetor, më shumë se 4/5 e shqiptarëve nuk kishin përjetuar as edhe një ditë të lirë", theksoi ai, duke shtuar se edhe ai ishte një prej tyre.
Deputetët e parë të PD-së ishin një grup që sollën ndryshimin në Parlament. Në këtë mënyrë i ka specifikuar kryetari i PD-së ligjvënësit që përfaqësonin Partinë Demokratike, e cila gjunjëzoi regjimin komunist. "Ramiz Alia saldoi Millosheviçin, por nuk e gjunjëzoi dot Shqipërinë", tha ai.