Hetimi: Zjarri tek "Ardeno" dyshohet se është i qëllimshëm
Dy zjarre të mëdha në kompani lidere në fushat e tyre, të cilat kanë qendrat e aktivitetit në zonën më të madhe industriale në Shqipëri, të pagëzuar tashmë "Autostrada Tiranë-Durrës", duket se kanë bërë që krerët e antikrimit ekonomik në polici dhe prokurori të intensifikojnë hetimet jo vetëm për këto dy raste. Pas shuarjes përfundimtare të zjarrit gjigant në kompleksin e kompanisë së prodhimit dhe shitjeve të mobilieve, "Ardeno", një grup i posaçëm hetimor, ka arritur edhe në rezultatet e para. Sipas burimeve, konfirmohet se pista e "zjarrvënies së qëllimshme", është prioritare. Edhe pse nuk jepen shumë hollësi, këtë dyshim e përforcon edhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Zjarrfikësve të Shqipërisë, Dilaver Laçi, një përfaqësues i të cilit është edhe pjesë e grupit që po investigon ngjarjen e rëndë. Ndërkohë, po hetohet edhe për një "organizatë", e cila prej kohësh këmbëngul të lidhë kontrata me bizneset e mëdha në këtë aks industrial-tregtar, në këmbim të mbrojtjes së aktiviteteve të tyre nga konkurrentët, shteti apo gjobvënësit ordinerë.
Hetimi
Drejtuesit e firmës "Ardeno", rojet dhe punonjës të tjerë, dje kanë dëshmuar përpara hetuesve për ngjarjen. Mësohet se drejtuesit e kompanisë kanë "këmbëngulur" se dyshimet e tyre më të forta janë se zjarri është i qëllimshëm dhe i paraplanifikuar. Ndërkohë, ata kanë pohuar se kompleksi i tyre ka qenë i pasiguruar dhe ngjarja e rëndë i rrënon ekonomikisht. Nuk jepen elementë se ku e kanë mbështetur këtë pistë, por sipas burimeve, rrëfimi i tyre konverton me informacionet operative të policisë. Zjarri e ka marrë shkëndijën në katin e epërm të godinës pikërisht në ambientin ku pronarët kishin ngritur një lokal për t‘u krijuar kushtet që punonjësit e shumtë të mos dilnin jashtë ambienteve të kompleksit "për të pirë kafen". Sipas të dhënave paraprake që u dhanë mëngjesin e djeshëm, dyshohej se gjithçka ka nisur tek aparati i ekspresit të këtij minilokali. Por hetuesit nuk janë të bindur për këtë fakt. Kompleksi i "Ardeno", i cili gati e kishte të mbyllur ciklin e prodhimit (që nga lënda e parë drusore deri në aredim të mobilieve), kishte ngritur një sistem të kompletuar antizjarr dhe vendosur rregulla të forta në ambientet ku punohej me drurin. Por gjithçka ka ndodhur në orën 00.3 të mëngjesit, kur edhe lokali me gjithë ekspresin ka qenë i mbyllur. Një fakt tjetër i çuditshëm ka qenë edhe gjumi i rojeve të fabrikës, të cilët janë "zgjuar" vetëm pas alarmit që kanë dhënë homologët e tyre në kompanitë ngjitur dhe banorët përreth. Kanë qenë pikërisht rojet që janë marrë më gjatë në pyetje nga policia. Por ata kanë pohuar vetëm faktin se "i ka zënë gjumi" në kohën që ka rënë zjarri...Ndërkohë që ata pasi janë mbajtur disa orë nga hetuesit e çështjes, janë lënë për të shkuar në shtëpi duke u paralajmëruar se do të rithirren sot. Dëshmia më interesante ka qenë ajo e drejtuesve të kompanisë. Të dhënat nga kjo dëshmi janë teje të rezervuara, por gjithsesi mësohet se ata kanë shpjeguar gjithçka për veprimtarinë e tyre, konfliktet e mundshme me të punësuarit, banorët përreth, dhe veçanërisht me bizneset konkurrente. Gjithashtu, ata janë pyetur në veçanti edhe për kërcënime a presione nga individë të veçantë apo grupe kriminale, që mund të kenë pasur kohët e fundit...Ndërkohë, prokuroria po dje ka mbyllur hetimin ndaj zjarrit tjetër të madh në autostradën Tiranë-Durrës, vetëm një javë më parë (u dogj kompania "Henri sh.p.k"), duke e cilësuar aksidental pas një shkëndije elektrike.
Kontrolli
Kreu i shërbimit të zjarrfikësve, Dilaver Laçi, pohon për gazetën se kjo javë ka qenë tejet e vështirë për ata. Edhe pse sipas tij dhe jo vetëm atij, u bë më e mundshmja gjatë dy rasteve të rënda në autostradë, shërbimi që ai drejton ka mjaft probleme. Shqipëria është ndoshta vendi i fundit në Evropë për infrastrukturën e zjarrfikësve, por edhe për një vakum skandaloz ligjor në këtë drejtim. Nëse për frymë popullsie Mali i Zi dhe Maqedonia, kanë dyfishin e makinave zjarrfikëse në dispozicion, në vendet e tjera të Evropës shkon edhe 4 - 5-fish. Por duke lënë mënjanë emergjencën, Laçi konfirmon për gazetën "Shqip" se institucioni që ai drejton në bashkëpunim edhe me struktura të tjera të shtetit do të nisë një kontroll gjigant në të gjithë vendin për verifikimin e masave antizjarr që kanë të gjitha bizneset. Fillimisht do të niset me "të mëdhenjtë", por s‘do të falen edhe lokalet dhe dyqanet. Edhe pse ligji parashikon masa të forta ndëshkuese, duket se kjo "fushatë" do të shoqërohet me gjoba të rënda deri në mbyllje aktiviteti dhe heqje të licencave.