Politika ne mbrotjje te medias, Taci: Skam konflikt me Bazen
04/11/2009 Ambasada e SHBA-ve reagon për dhunën ndaj Bazes
“Kanosja e medies errëson lirinë e shtypit”
Uidhers mbështet qeverinë shqiptare për të ndëshkuar fajtorët
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka dënuar sulmin e dhunshëm ndaj botuesit të gazetës “Tema”. Përmes një deklarate për shtyp ambasada e SHBA-ve në vendin tonë me tone të ashpra ka dalë në mbrojte të gazetarit Mero Baze dhe ka mbështetur thirrjet e qeverisë shqiptare për hetimin e kësaj çështjeje. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor. Sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medies errësojnë lirinë e shtypit. Të gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medies janë të papranueshme”, - thuhet në njoftimin e ambasadës. Ambasada, vijon më tej ky njoftim, mbështet dënimin nga ana e qeverisë së Shqipërisë të këtij akti dhe përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe ata që janë përgjegjës të japin llogari. Ambasada do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri. Mero Baze u rrah dje në Tiranë dhe u dërgua në spital për mjekim, pas një sulmi që, sipas njoftimeve të medies, lidhet me artikujt dhe kronikat televizive të Bazes. Policia po heton ngjarjen dhe ka arrestuar dy të dyshuar deri më tani.
Ambasada amerikane ka qenë gjithnjë prezente në ngjarje që kanë për natyrë dhunimin e medies. Ajo reagoi para pak kohësh ndaj vendimit të qeverisë për të nxjerrë jashtë ambienteve të saj me forcë gazetën “Tema”. Përmes një zëdhënësi të saj, ambasada kujton se për këtë çështje ka një vendim gjyqësor dhe se ajo nxit ndjekjen e një procesi ligjor.
Prezenca e OSBE-së
Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosch dënoi dje sulmin e dhunshëm ndaj botuesit të gazetës Tema. “Ne dënojmë të gjitha format e dhunës fizike, në veçanti atë drejtuar medie. Të gjithë gazetarët, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre i perceptuar politik, duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre të përditshme pa pasur frikë nga hakmarrja fizike”, - tha ambasadori Bosch. Ai theksoi se “liria e medies është një parim kyç i çdo shoqërie moderne, të lirë dhe demokratike”. Ambasadori Bosch mbështet reagimet e presidentit dhe kryeministrit shqiptar dhe nxit fuqishëm autoritetet përkatëse të vendit që të vënë para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të rëndë.
Kryeministri dhe kreu i PS-së dënojnë dhunën ndaj Bazes
Rama akuzon Berishën për krimin
Kërkohet marrja e masave për të nxjerrë përgjegjësinë ligjore të autorëve
Oli Xhilaga
Incidenti “Baze” përballi dje drejtuesit e dy partive kryesore në vend: Berishën e Ramën, ku përmes vlerësimeve mbi këtë çështje kundërshtuan njëri-tjetrin. Në distancë kreu socialist Edi Rama nuk ngurroi që të lëshonte akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin Berisha, si përgjegjës kryesor për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze. Ndërkohë nga ana e tij kreu i ekzekutivit kërkoi nga organet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve. “Unë akuzoj personalisht dhe drejtpërdrejtë Sali Berishën, për krimin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Mero Baze. Ata që gjakosën mbrëmë gazetarin, e gjejnë fuqinë te mbështetja e paligjshme e Sali Berishës, te paratë e paligjshme që nxjerrin përditë bashkë me Sali Berishën, tek imuniteti ekskluziv që u ka dhënë Sali Berisha për tu ikur të gjitha detyrimeve ndaj arkës e ligjeve të shtetit”, - u shpreh Rama në deklaratën e tij. Në gjykimin e kryetarit të PS-së qytetarët e këtij vendi kanë mbetur pa shtet, kanë mbetur pa gjykata, kanë mbetur pa prokurori. “Shqipëria sot nuk qeveriset nga ligjet dhe barazia para ligjit nuk ekziston. Shqipëria sot qeveriset nga interesat e një familjeje, që bën ligje e nxjerr vendime për tu pasuruar në kurriz të të gjithë shqiptarëve. Dhe mbrëmë njëri prej klientëve të familjes së Sali Berishës gjakosi me grushte e shqelmat e gorillave të ushqyer nga familja gazetarin që hedh përnatë dritë mbi veprimtarinë e paligjshme të kësaj qeverie interesash familjare”, - deklaroi Rama.
Ndërkohë në një deklaratë zëdhënësja e shtypit pranë Kryeministrisë, Juela Meçani, bëri me dije se “kryeministri Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe rrahjen dhe lëndimin e gazetarit Mero Baze në një nga lokalet e kryeqytetit mbrëmë, si një akt të shëmtuar, të rëndë dhe të papranueshëm për shoqërinë e lire”. Po kështu, në vijim të këtij qëndrimi, zëdhënësja deklaroi se “kryeministri Berisha u kërkon organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve të këtij akti të rëndë. Sikundër kryeministri Berisha thekson edhe një herë se cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetarëve për qeverinë shqiptare përbën një akt shumë të rëndë dhe të pajustifikuar nga asgjë”.
Meta: Dënoj aktin barbar
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka dënuar aktin ndaj gazetarit Mero Baze. “Dënoj aktin e dhunshëm dhe barbar ndaj gazetarit Mero Baze dhe kërkoj nga Prokuroria, nga policia dhe nga gjithë organet e tjera që të zbatojnë ligjin ndaj autorëve për këtë akt vërtet kriminal. Njëkohësisht shpreh solidaritetin jo vetëm me gazetarin Mero Baze, por me të gjithë gazetarët dhe njerëzit e medieve në vendin tonë”, - ka thënë Meta. Në reagimin e tij të djeshëm numri dy i qeverisë kërkoi nga organet e ligjit që të zbatojnë atë me përpikëri. “U bëj thirrje të gjithëve që të distancohen nga akte të tilla, sepse dhuna ndaj gazetarëve dhe dhuna ndaj medies na largojnë nga ato standarde evropiane që ne duam të arrijmë”, - deklaroi zëvendëskryeministri Ilir Meta.
Deklarata
Unioni i Gazetarëve në mbrojtje të Bazes
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënoi me forcë aktin e dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze. “Fyerjet dhe dhuna fizike e ushtruar mbi gazetarin e njohur në prezencë të qytetarëve të pranishëm në lokal si dhe të kolegëve Andi Bushati dhe Arban Hasani pasojnë akte dhune dhe kërcënimi në rrethana dhe prej personash të tjerë mbi gazetarin politik dhe investigativ Mero Baze. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e dënon këtë akt dhe u kërkon autoriteteve të vendit reagim të menjëhershëm institucional”, - vlerësohej në një deklaratë të këtij unioni. Gjithashtu Unioni i Gazetarëve i kërkoi Policisë së Shtetit që “pas denoncimit zyrtar dhe dëshmive të dhëna nga kolegu i dhunuar dhe dy kolegët e tjerë të kryhen pa shmangie veprimet procedurale, si dhe të respektohet drejtësia e gjykimit dhe shqyrtimit të këtij akti dhunues”.
Roshi
Shteti tu ofrojë mbrojtje gazetarëve
Kryetari i partisë “Ballit Kombëtar Demokrat”, Artur Roshi, ka dënuar dje aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze dhe u ka kërkuar organeve kompetente të nxjerrin sa më parë përgjegjësitë dhe të vënë para drejtësisë autorët e ngjarjes. “Prokuroria duhet ta hetojë menjëherë rastin dhe ti nxjerrë autorët e krimit para drejtësisë. Vetëgjyqësia meriton të ndëshkohet rëndë në të gjitha rastet që shfaqet, që gazetarët dhe qytetarët të ndihen të lirë për tu shprehur në vendin e tyre. Niveli i lirisë së medies dhe gazetarëve tregon edhe nivelin e demokracisë së një vendi. Nëse shoqëria nuk është aq bujare sa të akomodojë në mjedisin e saj edhe zërat kritikë, shteti duhet tu ofrojë atyre mbrojtje”, - thuhet në deklaratën e Roshit.
Reagon Mero Baze pas dhunës së ushtruar ndaj tij
Sistem terrori për ata që thonë të vërtetën
TIRANË- Pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze, ky i fundit ka reaguar, duke folur në “Zërin e Amerikës”. Ai tha se në vend është krijuar një sistem terrori për ata që duan të thonë të vërtetën. “Shqipëria është kthyer në një vend të traumatizuar nga lidhjet e politikës me krimin. Është krijuar një regjim mediatik. Në krahasim me komunizmin ka një liri për të parë spektakël rozë, por nuk ka asnjë liri për të prekur regjimin”, theksoi Baze. “Ky është i vetmi regjim që ka krijuar modelin e mosdënueshmërisë së fajtorëve në pushtet. Jemi i vetmi vend që nuk ka ndëshkuar ministrat që akuzohen për krime të rënda, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e civilëve në Gërdec. Është krijuar një sistem terrori për ata që duan të thonë të vërtetën. Kemi të bëjmë me një regjim ku krimi është i lidhur me politikën”, është shprehur gazetari. Më tej ai ka rrëfyer edhe momentet e dhunës së ushtruar ndaj tij, ku është shprehur se nuk e kishte mendjen kur bodigardët dhe Taçi e kishin sulmuar, duke e qëlluar me grushte. Nga ana e tij Taçi i ka mohuar të gjitha këto akuza të ngritura ndaj tij nga Baze. Sakaq, policia e Tiranës shprehet se i ka arrestuar dy bodigardët, ndërsa Taçi është shpallur në kërkim. Mjekët e Spitalit Ushtarak u shprehën se Baze kishte plagë të lehta në fytyrë. “Pas mjekimit ai u dërgua për në banesë. Nuk kishte fraktura të rënda, përveç disa hematomave”, thanë mjekët. Për Mero Bazen ky nuk është incidenti i parë. Në fillim të viteve 2000 makina e tij u qëllua me një plumb, në rrethana që nuk u mësuan asnjëherë. Në vitin 2005 ai goditet nga personazhe të lidhur me disa figura të njohura të Partisë Socialiste në Tepelenë. Në fund të vitit të shkuar, gjatë orëve të natës, makina e tij përfundon në flakë papritur dhe në rrethana gjithashtu të pasqaruara. Ndërsa në të njëjtën periudhë Ministria e Ekonomisë anulon një kontratë të nënshkruar me të për mjediset ku ishin vendosur zyrat e gazetës “Tema” dhe tipografia e saj. Policia rrethoi vendin dhe që prej asaj kohe nuk e la më Bazen dhe gazetarët të hynin. Sipas Bazes, të gjitha këto veprime kanë qenë të lidhura me qëndrimin kritik që ai ka mbajtur ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Sali Berisha.
Pas ngjarjes reagon edhe biznesmeni Rezart Taçi
Taci: “Nuk kam pasur konflikt fizik me Bazen”
Siguron se është i gatshëm të përballet me drejtësinë
TIRANË- Pas bujës mediatike kur Rezart Taçi përflitet si bashkëpunëtor në rrahjen e Bazes, biznesmeni ka reaguar me një deklaratë për mediat. Ai thotë se “Në vijim të akuzave të rreme të zotit Mero Baze në lidhje me ngjarjen në lokalin “Caprico”, ku përflitet papërgjegjshmërish se unë kam ushtruar dhunë në drejtim të tij deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam pasur asnjë lloj konflikti fizik me zotin Mero Baze.
Gjatë gjithë karrierës sime profesionale kam bashkëpunuar me respekt dhe durim me të gjithë bashkëpunëtorët, partnerët dhe palët e treta pa cenuar as edhe njëherë të vetme, edhe në situata tepër të vështira, integritetin e askujt dhe për më tepër të ndonjë gazetari apo medie edhe kur ka qenë kritike ndaj meje apo bizneseve të mija. Akuza me të cilën po përpiqen të përbaltin personin tim dhe atë të bashkëpunëtorëve të mi nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i një strategjie denigruese që ka si synim tjetërsimin e aktivitetit të kompanisë që unë zotëroj dhe përfaqësoj. Opinioni publik është tashmë i mirinformuar për këtë strategji, e cila ka shumë kohë që është gatuar kundër personit tim. Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se jo vetëm nuk është në karakterin tim të shmangem, por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim”. Sakaq, teksa Taçi mohon të ketë gisht me këtë ngjarje, policia e Tiranës ka njoftuar se arrestimi i dy bodigardëve të tij u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Rezart Taçi, 38 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, me detyrë president i kompanisë “Taçi Oil”, në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Brigada 8” në Tiranë, kanë goditur me grushte gazetarin Mero Baze, 43 vjeç, lindur në Tepelenë e banues në Tiranë, me detyrë drejtor i medias së shkruar “Tema”.