Berisha: Reformat e qeverisë mundësuan krijimin e një klime pozitive për investimet e huaja
Kryeministri takohet Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg
Kreu i qeverisë Sali Berisha, priti dje në një takim, ministrin e Jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg. Të dy personalitetet vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike mes dy vendeve dhe inkurajuan zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike.
Ministri i Jashtëm çek shprehu mbështetjen e Çekisë për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Schwarzenberg theksoi se Çekia mbetet e angazhuar të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj integruese, duke u bazuar në rezultatet e shkëlqyera të reformave në vend. Ministri i jashtëm çek u shpreh se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor do të jetë ndër prioritetet e presidencës çeke të BE-së. Nuk mund të flitet për Bashkimin Evropian, pa integrimin e Ballkanit Perëndimor në të, u shpreh Schwarzenberg, duke nënvizuar se kjo është në interes jo vetëm të rajonit, por edhe të Evropës. Në këtë drejtim, Schwarzenberg tha se Shqipëria është në rrugën e duhur, për shkak të suksesit të dukshëm të reformave. Arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare janë një shembull i qeverisjes së mirë.
Kryeministri Berisha theksoi se integrimi evropian mbështetet nga 95 për qind e shqiptarëve dhe se qeveria shqiptare po bën të gjitha përpjekjet për të përmbushur standardet e duhura në këtë drejtim si, pasaportat biometrike, kartat e identitetit, kontrollin e integruar të kufijve, etj. Kryeministri Berisha e njohur Schwarzenberg me zhvillimet dhe progresit të vendit në këto 3 vjet.
...