E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reformat sollën vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave

UPDATE- Ramiz Alia, mbështetësi i Edi Ramës, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit. Opozita, asnjë rol në procesin e vizave, organizoi të gjitha bateritë për të dëmtuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve


Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së se vendimin i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, është fryt i reformave dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në fjalën e tij para deputetëve demokratë, Berisha vuri në dukje gjithashtu se edhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme të vitit të kaluar, ndikon qartësisht në opinionin e Bashkimit Evropian. Kryeministri shprehu gadishmërinë për plotësimin e të gjitha kushteve që ka vënë KE bashkë me rekomandimin e saj për liberalizimin e vizave dhe me “vendosmërinë më të madhe jemi të vendosur ti përgjigjemi çdo kërkesë dhe të mobilizjmë çdo forcë që procesi të finalizohet në kohën e duhur”- tha Berisha duke informuar se strategjia për të riatdhesuarit po përfundon në kohë, ndërsa po merren të gjitha masat për të plotësuar kushtin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe zbatimin e ligjit të antimafias. “Vendimi për vizat, është vendimi më fisnik i institucioneve të Bashkimit Evropian, për qytetarët shqiptarë dhe lëvizjen e tyre të lirë. Hapja e dyerve drejt evropës, nuk është një proces i thjeshtë, për këto kombe, qeveritë e tyre, Komisioni Evropian, morën vendimin e shumë pritur, vendimin historik, që u shpreh me aq dashuri nga komisionerja Malmstrom. Dua t’i shpreh mirënjohje për këtë Presidentit të KE, Barroso, delegacionit të Parlamentit Evropian për evropën juglindore, për mbështetjen e çmuar që i dhanë procesit. Plotësisht i merituar. Komisionerja Malmstrom e vuri theksin në reformat e realizuara. 5 vite më parë Shqipëria ngjallte pasiguri. Qarkullonin dokumente tronditëse për krimin. Por, realiteti ishte edhe më i hidhur se sa shpalosej në ato dokumente. Qytete të tëra kontrolloheshin nga bosët e mafies. Eleminimi i këtyre bandave u bë falë punës së policisë, institucioneve të ligjit, që shpatralluan krimin e organizuar. Në këtë proces, ka meritë Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka dhënë vendimet më të ashpra për eksponentët e krimit dhe Inteligjenca. Gjithashtu, kanë meritë edhe ata që u angazhuan në luftën kundër korrupsionit. Pa këtë betejë nuk do kishte viza. Ishin këto reforma që bënë të mundur vendimin e KE-së për vizat. Arritje madhore ishte sistemi i gjendjes civile dhe identifikimi i shtetasve shqiptarë. Kontrolli i kufijve po ashtu. Shqipëria realizoi standardet dhe mori vlerësimin e Bashkimit Evropian. Arritje madhore dhe kontribuese në vendimin e vizave ishin dhe zgjedhjet e 2009-ës. Nuk pati asnjë provë për manipulim. Ato ishin autostrada e këtij procesi. Garantoj edhe njëherë institucionet e Bashikimit Evropian, se do të realizojmë 3 standardet e kërkuara së fundmi, për të marrë vendimin final për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, kryeministri Berisha iu referua edhe opozitës, duke theksuar me në krye Edi Ramën, “mobilizoi të gjitha bateritë për të bllokuar këtë proces” “I njëjti person i cili ditën kur Shqipëria do të hynte në NATO, u deklaronte shqiptarëve se nuk vendi nuk do pranohej, i njëjti person i deklaroi shqiptarëve se vizat nuk do të jepen- vazhdoi më tej Berisha Ai përmendi grevën e urisë, si një mjet që opozita e përdori për të ndaluar këtë proces, por që nuk pati mbështetjen as të ndërkombëtarëvë dhe as të elitës shqiptare, “por vetëm të Ramiz Alisë”. Në këtë kontekst, kryeministri vuri në dukje se ish diktatori i fundit i komunizmit, Alia, duhet të japë përgjigje para trupës gjyqësore për masakrën e "Tivarit".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›