Ultimatumet për dorëheqjen e Edi Ramës
Kompleksi për ultimatumet, Ramës i vjen nga shtrëngimi i lakut për dhjetëra premtime të pambajtura ndaj klientëve të tij. Biznesmenët janë të pakënaqur dhe i lëshojnë ultimatume, deputetët e rinj janë të pakënaqur dhe lëshojnë ultimatume, ndërkohë që kushtetuta afron afatet për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Në prag të falimentimit politik, Edi Rama po kërkon t’u shpëtojë ultimatumeve të brendshme me ultimatume të jashtme, por i vetmi parakusht i themeltë mbetet nevoja për tërheqjen e tij nga politika
Fushata më e fundit e ultimatumeve, e nxitur dhe e sponsorizuar nga Edi Rama, është shprehje e situatës nën presion dhe nën ultimatume që ai gjendet vetë, përballë kërkesës për dorëheqje. Edi Rama, i cili me dështimin që siguroi me grevën e pretenduar të urisë, mësohet se ndodhet nën presionin e mbështetësve të tij financiarë. Pasi u shiti “statusin” e deputetëve, nja dy dyzinave biznesmenësh, këta të fundit, të cilët prej para më se një viti kishin marrë premtimin se PS-ja do të vinte në pushtet, kanë kuptuar më në fund se “sponsorizimet” e tyre kanë qenë vetëm për karrigen e Edi Ramës në krye të PS-së. Të zhgënjyer jo vetëm nga mosardhja në pushtet e PS-së, por edhe nga “harresa” që Edi Rama ju ka bërë atyre, duke mos “i kujtuar” me asnjë leje ndërtimi, këta biznesmenë, deputetë apo jo, kanë arsye të shtojnë jo vetëm pakënaqësitë e tyre ndaj Edi Ramës, por edhe presionin, sipas “standardit” të ultimatumeve.
Sikur të ishin vetëm shpenzimet e këtyre biznesmenëve mbështetës, ato të një viti më parë, kur u detyruan të blejnë “statusin” e deputetit, do të ishte gjysma e së keqes. Por problemi për ata, është i ngjashëm dhe i denjë, për fabulën e qerosit, që për të dalë nga pusi i thellë, detyrohej të ushqente galën me copat e mishit të trupit të tij.
Deputetët biznesmenë të PS-së, pjesëmarrës apo jo në kampingun izolues në segmentin e bulevardit para dy kullave në Tiranë, prej më se një viti, kanë identifikuar fatin e tyre, me fatin e qerosit të fabulës, dhe duke “ushqyer” Edi Ramën me ‘mishin e tyre”, pas nëj viti, duket se janë ndërgjegjësuar se pusi, ku ai (Edi Rama) është zhytur, sa më shumë që ata nguten ta ngjisin në sipërfaqe, aq më shumë ai thellohet...
Dhe për pasojë, dalja në sipërfaqen e pusit nuk duket, ndërsa shpenzimet janë shtuar edhe më shumë, ku tashmë ata kanë qenë të detyruar dhe kanë paguar, edhe për udhëtimet turistike të anëtarëve e militantëve të PS-së, që Edi Rama i sillte në Tiranë, ditë për ditë për rreth tri javë rresht, nën pretendimin e protestave “të fuqishme”. Pjesë e shpenzimeve të shtuara, janë edhe udhëtimet turistike të Edi Ramës, në Strasburg, që niset me mendje tjetër, del nga restorant “Crocodile” me mendje tjetër dhe po aq me mendje tjetër, kthehet në Shqipëri, ku përballë kërkesë për “sponzorizime”, tashmë duket se ka gjetur dhe po përballet jo me “jo”-në e biznesmenëve, deputetë apo jo, që në të drejtën e tyre, ia kanë futur këmbët në një këpucë Edi Ramës...
Në këto kushte, kur duket qartazi se deputetët, ose jo, biznesmenë, pjesëmarrës ose jo në kampingun e ngujimit, të ngrehur dhe ç’ngrehur me turp nga Edi Rama, nuk kanë asgjë ç’të japin për teket dhe trillet e Edi Ramës, të ndërgjegjshëm që ata as nuk shohin ndonjë dritë nga fundi i pusit ku janë zhytur së bashku me Edi Ramën, deputetët ose jo, biznesmenë sponzorizues të kapriçiove dhe kokëfortësive të kryesocialisti kryebashkiak të Tiranës, kanë shtuar dozat e tyre të presionit dhe ultimatumeve ndaj Edi Ramës, për atë, që jo se kanë ndonjë shpresë për “të rimbursuar” shpenzimet e tyre, por të paktën të mos shpenzojmë më... Sigurisht për këtë kërkojnë një garanci, e cila është ultimatumi për dorëheqjen e Edi Ramës
Nga ana e tij, Edi Rama, duke ndjerë nevojën e një valvule shkarkimi, për të kanalizuar mërinë dhe zhgënjimin e sponzorizuesve biznesmenë, deputetë apo jo, gjen ca si puna e Namik Dokles e Eduard Shalësit, të cilët vetë këta nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, për të lëshuar “ultimatume” në emër dhe për llogari të “shefit” të tyre, borxhli ndaj biznesmenëve, deputetë apo jo.
Në këtë tentativë të fundit të demotivuar, Edi Rama, i qartësuar tashmë se nuk ka rrugë tjetër dhe mundësi të tjera për të gënjyer sponzorizuesit e tij, biznesmenë, deputetë apo jo, thjesht ka si qëllim të shtyjë sa të mundit edhe disa ditë, deri ditën që ndërkombëtarët do i vënë përpara thjesht për të nënshkruar Edi Ramës marrëveshjen “Crocodile”, të cilën ai e pranoi vetë që dhjetë ditë më parë, por që kërkoi po vetë dy javë kohë, sa t’ju mbushte mendjen “të vetëve”. Për këtë, duke u lutur, që kjo ditë e nënshkrimit të marrëveshjes “Crocodile”, të shtyhet sa të mundet, Edi Rama ka zgjedhur të amortizojë ultimatumet e biznesmenëve, deputetë apo jo, duke artikuluar e deleguar ultimatume në kahun tjetër, nëpërmjet Namik Dokles e Eduard Shalësit..., aq sa mund të trembin këta të dy me mender ultimatumet e pretenduara si të tyret...