Linjat e përgjithshme të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare amerikane
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Amerikane, presidenti Barack Obama ka treguar rrugën që duhet ndjekur për të ruajtur pozicionet dominonte të SHBA-ve në botë: mbi të gjitha doktrina e re strategjike për sigurinë ka si qëllim pozicionin dhe drejtimin e Shteteve të Bashkuara si forcë në shekullin e XXI-të.
Një dokument i cili fillon nga premisat: se Uashingtoni do mund të mbajë ndikimin dhe lidershipin e saj global vetëm nëse mbetet (ose nëse rikthehet të jetë me kapacitet të plotë) një model i virtytshëm i demokracisë dhe prosperitetit ekonomik, i progresit dhe multi-lateritetit. Për presidentin pragmatist Obama kjo është pothuajse një aksiomë ideologjike; e vetmja mënyrë për të shmangur (ose të ngadalësojë?) rënien e mundshme të kombit.
Në këtë dokument 52 faqesh me titull: “National Security Strategy” (Strategjia e Sigurisë Kombëtare), të paraqitur nga Shtëpia e Bardhë për Kongresin, kemi kthesën 180 gradë në krahasim me paraardhësit e tij, Xhorxh ë. Bush. Zhduken krejt formulat gjuhësore si “luftë parandaluese”, “luftë kundër terrorit”, “Islamo-fashistëve” ... shuhet këto fjalë nga letra sepse dëftejnë një ndryshim në politikën e Uashingtoni përsa i përket avitjes ndaj ceshtjeve botërore.
Aty cilësohet se Fuqia amerikane nuk duhet të bazohet ekskluzivisht në përdorimin e armëve. Si dhe opsioni ushtarak do të konsiderohen vetëm kur të gjitha opsionet e tjera të kenë dështuar. Në këtë mënyrë kuptohet se flasim jo vetëm për privilegjimin e një parimi diplomatik, por edhe për shkak se operacionet e luftës kërcënojnë të gjymtojnë vendin, duke i marrë energji (ri) ndërtimin të një horizonti të ri. “Ndërsa ne po luftojmë dy luftëra duhet të shikojmë në horizonte që janë përtej këtyre dy konflikteve”, shkruan Obama. Dhe se e ardhmja duhet bërë - sipas Presidentit ( i cili është në mesin e intelektualëve të historisë së SHBA-ve) - në bazë të një ringjallje morale të lidershipit të SHBA-ve në botë, për të cilat bazamenti duhet të jetë modeli ekzemplar (dhe sistemi) amerikan.
Ne duhet të fillojë nga reformat e brendshme, shpjegon Obama. Ngase “pushteti që rrezatojmë për pjesën tjetër të botës, fillon nga shtëpia jonë”. Ekonomia, pas frikës së Krizës së Madhe (ende i papërfunduar); teknologjia, ku rekordi i SHBA-ve po sfidohet nga fuqi të reja elektronike dhe teknologjike si Kina dhe India; në industrinë e energjisë së ri-përsëritshme për të fituar garën e parë midis atyre të cilët nuk duan të jenë të varur nga të nafta; arsimi, për të bërë që brezat e ardhshëm të jenë kompetitivë me konkurrentët dhe kolegët e tyre në Pekin apo Nju Delhi.
Tema kryesore për të pritshmen është pikërisht: konkurrimi me Kinën, një vend i cili do të një fuqi botërore në harkun kohor të disa viteve. Në këtë dokument që mban firmën e Obamës del se, Kina është një shtet me të cilën Shtetet e Bashkuara do të përballet në të gjitha frontet: ekonomi, në fushën teknologjike, ushtarake dhe të ndikimit global. Barack Obama mendon se gara do mund të fitohet (ose SHBA-të nuk do ta humbasin) nëse sistemit politik dhe shoqëror i Kinës do t’i vendoset një konkurrent (më tërheqës) dhe model i demokracisë amerikane.
Kësisoj, para këtyre horizonteve, kemi armiqtë e sotëm. Jo më terroristët islamikë, por thjesht terroristët e Al-Kaedës, që sipas doktrinës së re, nuk duhet të ketë statusin e një lëvizje të armatosur me frymëzim fetar, sepse, siç tha një intervistë drejtori i kundër-terrorizmit në Shtëpinë e Bardhë, Johnn Brennan “këta zotërinj janë vetëm një grumbull vrasësish dhe s’kanë të bëjnë me besimin”. Në këtë kapitull, rreziqet kryesore vijnë nga kufijtë e brendshëm të SHBA-ve, ku terroristët janë me pasaportë amerikane, siç ndodhi në masakrën e bazës ushtarake të Fort Hud.
Natyrisht një sy i vëmendshëm i administratës do të përqendrohet mbi kërcënimi bërthamor, me rrezikun (e kërcënuar?) të Koresë së Veriut dhe të Iranit. Rreziqet për stabilitetin e rendin botëror që Shtetet e Bashkuara duhet të kundërshtojnë, cilëson dokumenti i dërguar në Senatin Amerikan për aprovim, thekson se duhen zgjeruar edhe aleancat tradicionale dhe duke rikthyer në funksion institucionet ndërkombëtare të OKB-së, pas viteve të vështira të Bush me këtë institucione.
Një dokument për shumë arsye vizionar, për të tjerët shumë pragmatik, çka pasqyron natyrën e Obamës. Një karakter e cili ka qenë prezent në të gjitha fjalimet dhe deklaratat në të kaluarën, dhe se doktrina e re amerikane për sigurinë kombëtare ka për qëllim ruajtjen e ndikimit amerikan në botë. A do ja dali Komandanti i përgjithshëm për të arritur qëllimet e tij?