E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultimatumet e gardhit socialist tani i shqipton Arta Dade, njerka nacionale e “Hakmarrjes për Drejtësi”

Dy ditë pas rezolutës së Internacionales Socialiste, të mbledhur në Tiranë me ftesë të Edi Ramës, deputetja e PS-së Arta Dade e cila ishte zgjedhur me short për të shpallur - si përditë - ultimatumin drejt qeverisë. Rikthimi përpara kamerave të njerkës me korrespondencë të “Hakmarrje për Drejtësi” s’fsheh dot dështimin politik dhe rrënimin e një opozite që po shkon në të kundërt të interesave të bashkatdhetarëve të saj. Nuk ka letra të hapura që “nuk prishëm punë” që të përligjin veprimet anti-ligjore të Partisë Socialiste.
çuditërisht ka disa ditë që organizata terroriste “Hakmarrja për Drejtësi” poston email-e dhe letra të hapura redaksive të Tiranës, duke deleguar fajin tek politika shqiptare përsa u përket atentateve dhe grabitjeve në filialet e bankave.
Ndonëse të gjithë shqiptarët në përputhje me formimet e tyre të ndryshëm kulturorë e politikë, ndoqën me habi, trishtim, keqardhje, urrejtje apo përbuzje, disa lidhje logjike i bëjnë kur si Arta Dade, po ashtu edhe vëllezërit e hakmarrjes “Shyti” organizojnë “rendez-vous” mediatike për t’u hedhur hi syve opinionit publik, duke e shpërndarë lojën.
Gjithashtu para dy ditësh Aldo Bare refuzoi për të dhjetën herë të paraqitej në sallën e gjyqit tw krimeve tw Rwnda sepse vetwdeklarohet i swmurw. Arta dhe Aldo Bare kanë një telepati mes tyre. Kontaktet janë tw vazhdueshme, sidomos telefonatat e dyshimta që disa eksponentë të Partisë Socialiste kanë me pjeswtarw tw bandës famëkeqe të Lushnjes. Këtë e konfirmon dosja e ardhur posaçërisht nga Italia. është faktuar disa herë nga kjo gazetë me zbardhje të përgjimeve telefonike të anëtarëve të bandës së Lushnjes, më konkretisht Alfred Shkurtit (pseudonimi Aldo Bare) dhe krahut të djathtë të tij, gjakatarit Enver Dondollaku që hedhin në lojë emrat e Edi Ramës dhe Erion Braçes në premtime tenderash pastrimi në Lushnjë dhe nëpër bashkitë ku administrohej nga socialistët.
Në redaksitë e gazetave të Tiranës ka shumë kohë që qarkullojnë fashikujt e përndjekjes penale të Prokurës së Torinos, sidomos operacioni i koduar me emrin “Bijoux 2” (Bizhu 2), nga Seksioni i Shtatë i Antidrogës se Kuesturës se Torinos. Materiali është tejet voluminoz prej 430 faqesh, i cili i është sekretuar Interpolit shqiptar me fakte që kanë qindra përgjime të telefonatave te bëra mes kreut te organizatës dhe pjesëtarëve të saj. Në të përfshihen telefonata që u janë bërë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për të mos guxuar të godasin njerëzit e organizatës, apo edhe afera të dyshimta të kryera ku përmenden emra politikanësh të PS-së e funksionarësh të lartë shtetërorë të viteve 1998-2005. Sikurse kuptohet vetiu nga interceptimet telefonike del se “engjëlli” mbrojtës” i bandës së Lushnjes ishin disa politikanë të majtë, madje më e zellshmja ishte një politikane e lartë brenda PS që merrej me politikën e Jashtme. Ka shumë informata që edhe “vonesa” e prangosjes së Aldo Bares, për disa vite, u favorizua nga deputetë të njohur socialistë. Jo vetëm kaq, por njerëzit e Dadaistes në Lushnjë i kanë kërkuar llogari ish-ministrit të Brendshëm socialist Spartak Poçi, për disa arrestime të bashkëpunëtorëve të Aldo Bares, të njohur si njerëzit që kishin mbështetur gjithë drejtuesit e PS-së, nga kryetari e deri tek anëtarët e Këshillit Drejtues.
është përmendur shpeshherë në shtyp fakti se entourage-i i Arta Dades, ditën e 11 tetorit 1999 - ndërsa PS-ja zhvillonte Kongresin e saj dhe policia pretendonte se shkatërroi bandën e Aldo Bares - mundësoi lajmërimin dhe ndihmesën për nxjerrjen nga Tirana, pa probleme nga policia të të shumëkërkuarit të njohur si kreu i “Bandës së Lushnjës”. Pikërisht, më 11 tetor 1999, u bënë disa arrestime në Lushnjë, por edhe në Tiranë. Jo vetëm kaq, por një person u arrestua edhe në sallën e Kongresit të PS-së, ku ai ishte si delegat i Lushnjes.
Ndërkaq është interesante të vëresh sjelljen e një politike “dadiste” që partia më e madhe opozitare, sidomos kur nuk është në duart e Edi Ramës. Amorfizmi që kaplon PS-në në mungesë të liderit suprem shpirtëror ngjan me atë gjarprin pa kokë që lëviz sa para-prapa, pa ditur se ku po shkojnë dhe çfarë po bëjnë. Paqartësia politike u ka shkaktuar shumë aksidente gjatë ri-formulimit të aksionit opozitar.
Sidoqoftë, striptizmi politik që po bën PS me faktorët ndërkombëtarë do ta izolojë edhe më shumë në planin e marrëdhënieve me jashtë. Ndërkombëtarët në koherencë në qëndrimet e tyre po vazhdojnë t’i tërheqin veshin aradhës së Edvin Ramës

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›