Komisioneri i BE për Transportin, Kallas: Shqipëria ka shënuar progres në reformimin e këtij sektori

Komisioneri i Bashkimit Europian per Transportin, z. Sim Kallas vleresoi pozitivisht progresin që Shqipëria ka bërë përsa i përket reformave në fushën e transportit. Këto vlerësime z.Kallas i bëri gjatë takimit që zhvilloi me ministrin Olldashi në Leipzig, të Gjermanisë, ku ishin të ftuar në Forumin Ndërkombëtar të Transportit. Gjatë takimit, ministri Olldashi kërkoi mbështjen e z. Kallas për ngritjen e selisë së Traktatit të Komunitetit të Transportit për Europën Juglindore, në Tiranë. Një pikë rëndësishme e takimit/bisedimeve ishte dhe kërkësa që marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Italinë, të shtrihej në nivel komunitar, me qëllim eleminimin e bisedimeve bilaterale me secilin shtet për këtë cështje. Z. Kallas u angazhua që të shqyrtonte hapësirat ligjore që ky proces të realizohet. Gjithashtu komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin z. Kallas përshëndeti politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare në qarkullimin e lirë të njerzëve dhe mallrave, si një nga komponentët kryesor në procesin e intergrimit dhe zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë, si dhe vlerësoj rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon. Ministri Olldashi u takua me komisionerin e Bashkimit Europian për Transportin z.Sim Kallas gjatë Forumit Ndërkombëtar të Transportit të mbajtur në Leipzig, të Gjermanisë, ku ishin të ftuar ministrat e transportit, bisnesmen, investitor dhe shkenctar nga e gjithë bota. Forumi Ndërkombëtar i Transportit është një aktivitet i përvitshëm, tema e trajtuar këtë vit ishte inovaconi dhe gjetja e burimeve alternative të transportit, si pasojë e zvogëlimit të resorseve natyrore. Shumë nga të pranishmit paraqitën alternativa të reja në ketë fushë ndër të cilat përmëndim avionët më panele diellore etj.
...