E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikje nga diktatura

Zhgënjimi i demokratëve egjiptianë, për mbështetjen amerikane që po i jepet administratës “Mubarak”

Në një kafene disa javë më parë, një intelektual egjiptian nisi një bisedë duke më shpjeguar se sa fort e kishte kundërshtuar përdorimin e pushtetit amerikan për të sjellë ndryshimet politike jashtë vendit. Më pas më tregoi që “ky është momenti” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërfutur presionin mbi presidentin Hosni Mubarak për të ndërmarrë reformat demokratike.
Egjiptianë të tjerë që kam takuar - aktivistë, biznesmenë të vegjël, gazetarë, akademikë- ishin në konflikt jo për ndikimin e Uashingtonit për ta shtyrë Mubarakun drejt një sistemi demokratik, por nëse është gati për veprim.
Ata e shohin Amerikën si të futur në kurth prej besimit mbi Mubarakun, që përdor kërcënimin e radikalizmit islamik dhe premtimin për ndihmë në “procesin e paqes” midis Izraelit dhe Palestinës për të mënjanuar tensionin te regjimi i tij, me qëllim që të përmirësohet raporti lidhur me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Në të vërtetë, askush nuk e priste që presidenti Obama të përkrahte Mubarakun (afati presidencial i të cilit përfundon më 2011), dhe të lejonte vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve, i dha fund gjendjes së emergjencës dhe largoi barrierat për kandidaturat e pavarura. Ndikimi i fjalimit të Obamës në Kajro ka “avulluar” sipas një gazete të pavarur, ku komentohej pasuria e Mubarak.
Sidoqoftë, pothuaj secili që kam takuar shpreson për veprime të tjera në Uashington. “Madje, edhe ata që e urrejnë Amerikën dhe politikën e saj, dëshirojnë të bëhet diçka”, më tha para do kohe një aktivist partiak politike.
Të bësh diçka për demokracinë në Egjipt, kjo gjë do të kërkonte një maturi të madhe. Trysnia amerikane më 2005 kontribuoi në disa përmirësime, duke përfshirë edhe zgjedhjet elektorale me shumë kandidatë, për herë të parë.
Sidoqoftë, zgjedhjet ishin një parodi e vërtetë dhe dihet që nga fundi i administratës së Bushit dhe fillimi i administratës së Obamës, ka patur një tërheqje - duke përfshirë një pakësim financash për programet e demokracisë dhe pranimin e heshtur të vetos egjiptiane mbi grupet që mund të fitonin fondet amerikane. Një propozim egjiptian për një “dhuratë” amerikane për projektet e zhvillimit me pak ose aspak reforma politike. Ambasadori i tanishëm amerikan ka një reputacion të të qënit i dobët mbi çështjet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Debati lidhur me demokracinë e nënshtruar në Lindjen e Mesme ka qenë i gjallë për rreth 30 vjet me radhë. Ashtu siç tregojnë edhe disa aktivistë, Mubarak ka qenë i pasuksesshëm në çlirimin e saj. Në të vërtetë, parimi drejtues i politikës amerikane është “stabiliteti” si brenda Egjiptit, edhe në rajon. Stabiliteti i Mubarakut, megjithatë, përmban bërthamat e shkatërrimit të vet - ekonomik, amullisë, korrupsionit dhe ndrydhjes.
Pavarësisht stabilitetit që është real, në fakt nuk është i qëndrueshëm.
Tashmë Mubarak është 82 vjeç, ka qenë i sëmurë, nuk ka zëvendës/president dhe nuk ka menduar ende për pasardhësin e tij.
Që prej operacionit që iu nënshtrua në mars, ai ka kryer pak dalje në publik. E ardhmja e të birit të tij, Gamal është thellësisht jopopullor dhe ka ndihmuar për ta ushqyer më së miri pozicionin e tij. Në të njëjtën kohë, Mohamed ElBaradei, ish kreu i Agjencisë Atomike Ndërkombëtare realizoi një kthim dramatik në Egjipt, duke joshur një koalicion me bazë të gjerë për mbështetësit.
Janë vërejtur shenja të zbehta të ndikimit të Mubarakut në rajon. Kajro po e rrit tensionin. Deri më tani, Mubaraku nuk ka shfaqur asnjë shenjë të heqjes dorë. Më 11 maj, u përsërit gjendja e jashtëzakonshme. Shumë njerëz u frikësohen masave energjike dhe izolimit që mund të vijë prej atyre që interesohen për politikën e re.
Pak javë më parë, një deputet në parlament provokoi një konflikt duke u shprehur se do të ishte e justifikueshme për të qëlluar demonstruesit në rrugë.
Sa u takon shpresave të Egjiptit për veprimet amerikane, zyrtarët amerikanë filluan t’i përmbysnin aleatët autoritarë. Rasti më i fundit i Kirgistanit sqaron se Amerika nuk është aspak e gatshme të pranojë dhe as të përshpejtojë procesin e atyre që e përkrahin: Kurmanbek Bakiyev përdori dëshirën e Uashingtonit për të shfrytëzuar bazën ajrore.
Pranimi i heshtur i Amerikës nuk mbetet pa u vënë re. “Ju erdhët drejt nesh për të na ndihmuar të ndërtojmë demokracinë”, ka nënvizuar kreu i qeverisë së Bakijev “dhe më pas një ditë të bukur, vendosët duart mbi gojë thjesht për të pasur një bazë”.
Egjiptianët janë habitur prej naivitetit amerikan për Mubarakun. Shumë njerëz besojnë se kërcënimi i radikalëve islamikë është zmadhuar së tepërmi dhe se të drejtat politike të egjiptianëve do ta neutralizonin më shumë këtë kërcënim. Ata pyesin se çfarë është duke bërë qeveria egjiptiane për të parandaluar joshjen nga veprime të tilla dhe pse Shtetet e Bashkuara janë kaq të shtirura për demokracinë në Egjipt. Në një situatë të tillë, e gjeta veten duke shpjeguar mënyrën se si vepron Amerika. i tregova miqve të mi se në të kaluarën, Uashingtoni e ka përdorur ndikimin e vet për të ndihmuar për kalimin e demokracisë në rrugë të drejtë, duke anuluar madje edhe përkrahjen nga diktatorë, si: Chun Doo Hëan në Korenë e Jugut dhe Ferninand Marcos në Filipines.
Më vonë e kuptova më së miri që Churchill e kishte thënë mirë që “Uashingtoni gjithnjë bën gjënë e duhur, pasi ka nxjerrë të gjitha alternativat”.

Ellen Bork është drejtor për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Iniciativën e Politikave të Huaja.
Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›