E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reformë në institucionet që dështuan në Gërdec

“Dështimi është në Ministrinë e Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm, në dy shërbimet, në institucionet e tjera të tatimeve, të inspektimit, në shtrimin e informacionit, në sistemin e prokurorisë”
SSSASS
Zoti kryeministër, ju në Vorë keni lënë të kuptohet se ka një pistë shumë serioze dhe është pista e terrorizmit?
SSSASS

Unë e kam krahasuar me 11 shtatorin, jo si pistë terroriste. E kam krahasuar me 11 shtatorin, sepse dëmi është jashtëzakonisht i madh. Ne nuk kemi kulla binjake, nuk ka një dëm në njerëz sa kishte aty, por ju them të vërtetën, nëse shkollat do të kishin qenë plot, dëmi do të kishte qenë shumë herë më i lartë. E kam quajtur edhe për një arsye tjetër, sepse për këtë fabrikë vdekjeje, ta quajmë ashtu siç është, nuk ka ekzistuar asnjë informacion, po flas për veten si kryeministër, apo për Presidentin e Republikës, as për rrezikun e saj, as për masat që janë marrë aty, as se çfarë bëhej aty, as edhe se ekzistonte. Nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me pistë terroriste, por aspekte të tjera janë një apel shumë i fuqishëm për të ndërmarrë reforma më të thella. Me gjithë këtë sistem të këtij shteti, që ka shumë e shumë ligje dhe nuk dua ta justifikoj në mënyrë absolute, kjo nuk ka ardhur nga mungesa e ligjeve, por nga mosrespektimi dhe zbatimi i ligjeve. Sistemi duhet të funksionojë edhe mbi bazën e bashkëpunimit dhe të kontrolleve të dyfishta e të shumëfishta. Sistemi duhet të funksionojë në një mënyrë të atillë që kjo situatë të mos përsëritet më. Kësaj here erdhi, le të themi nga një gabim njerëzor, nuk kam të dhëna, është prokuroria që heton, por një herë tjetër mund të vijë edhe nga një shkak i qëllimtë, një herë tjetër mund të vijë nga shumë shkaqe. Çështjet e sigurisë janë çështjet e para për çdo njeri, për çdo qytetar e çdo jetë. Atëherë, gjykoj se janë vetëm reformat shumë të thella të bashkëveprimit, bashkërendimit e koordinimit të veprimtarisë së institucioneve, ato të cilat do të garantojnë integritet të plotë të sistemit të sigurimit të vendit.
SSSASS

Por, që t’i bëni këto reforma, zoti Berisha, besoj se do t’ju duhet bashkëpunimi i opozitës, e cila e ka humbur besimin te ju dhe ju kërkon dorëheqjen.
SSSASS

Unë mbetem totalisht i përkushtuar për këto reforma. Duke kërkuar nxjerrjen e çdo përgjegjësie personale të cilitdo, duke i shprehur besim e mbështetje prokurorisë për punën e saj të pavarur, do të përkushtohem tërësisht për një sistem reformash të thella që të mos lejojmë më kurrë përsëritjen e dramave të tilla. Do të mbetem i hapur të bashkëpunoj ngushtësisht me opozitën, sikundër ne jemi një vend i lirë dhe opozita të bëjë përzgjedhjen e saj. Në qoftë se opozita do të vendoste një kontakt të ngushtë me zonën dhe ju jeni në kontakt të ngushtë me banorët e saj, do të kuptonit se kërkesa absolute e tyre është rindërtimi i zonës së tyre, është kontributi i gjithanshëm që të shërohen sa më shpejt. Kjo nuk mjafton, janë të domosdoshme reforma të thella që këto të mos ndodhin. Opozita të bëjë zgjedhjen e saj, unë do ta respektoj e do të udhëheq e drejtoj reformat e një proces të thellë reformash që shqiptarët të bëhen gjithnjë e më të sigurt.
SSSASS

Zoti kryeministër, këto reforma do të bëhen me të njëjtin kabinet qeveritar?
SSSASS

Unë marr për bazë dy gjëra. Nuk them kush e ndezi zjarrin, por disa gjëra i them, se ka patur një dështim të fortë, të një numri të konsiderueshëm institucionesh. Parandalimi i këtij dështimi kërkon reforma shumë të thella, përndryshe, ju siguroj, do të mund të na rikthehen dhe kjo është më e keqja.
SSSASS

Kë mendoni se ka dështuar?
SSSASS

Dështim është në Ministrinë e Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm, në dy shërbimet, në institucionet e tjera të tatimeve, të inspektimit, në shtrimin e informacionit, në sistemin e prokurorisë, sepse ju e keni të qartë se Delijorgji kishte procese, por nuk i hynte ferra në këmbë. Këtu është një problem shumë madhor. Unë ju ndjek ju në të gjitha analizat tuaja dhe janë të drejta, por problemi është se këto parandalohen, para së gjithash e mbi të gjitha, nëpërmjet reformave të thella, që garantojnë se këto ngjarje nuk mund të përsëriten. E them edhe njëherë, asgjë nuk ka ardhur nga mungesa e ligjit.
SSSASS

A është ky rasti që të uleni me zotin Rama në një tavolinë dhe jo në distancë?
SSSASS

Deri më datën 16-17 mars, me zotin Rama mendoj se kam qenë në një valë për reformat. Atë që e quajnë marrëveshje të fshehtë, ishte absurditet, se ne po diskutonim secili me aleatët tanë për t’i shtyrë. Duke qenë se ishim në një valë, ne kaluam edhe ligjin për drejtësinë dhe po diskutohej për projekte të tjera. Edhe unë, nëse do të isha në opozitë, do të mendoja: Jam në opozitë dhe të tjerët mund të kujtojnë se opozita është shuar dhe kjo është normale. Opozita bëri një debat në parlament dhe dështuan, unë iu përgjigja çdo çështjeje që ngritën. U tregua një përgjegjësi e dyanshme. Opozita kritikoi dhe jo pa të drejtë. Por, nëse opozita thotë se mund të fitojë politikisht prej situatës, unë mendoj se opozita dhe Shqipëria mund të përfitojë nëpërmjet reformave. Politikisht, nuk mund të nxjerrësh shumë në këtë situatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›