"Ç'prova duhen më, Delijorgji me fishekë dhe Medi Berisha me dollarë?"
Më bëjnë për të qeshur këta që "duan prova". E keni parë "Chapelle's Show" kur i thonë që R.Kelly ka bërë seks me një minorene dhe nuk e beson? Kështu dhe këto: Dua prova, do e besoja që kjo gjë ka ndodhur vetëm po të kishte film me ngjyra të takimit, të dalë në kamera Mediu e Berisha, duke numëruar dollarët, Delijorgji duke numëruar fishekët, ndërkohë të ketë dhe një ushtar të Gardës që ve para kamerës një gazetë të ditës.