Sot 7 klube bojkotojnë kampionatin
Klubet pjesëmarrëse: Tirana, Partizani, Vllaznia, Besa, Elbasani, Shkumbini, Kastrioti nënshkruajnë deklaratën pas mbledhjes së bërë. Nuk ka kampionat, pasi Duka nuk ka zgjidhur konfliktin. Sot pritet nëse do ta mbajnë fjalën.
SSSASS
Ne, klubet e futbollit te Superliges jemi mbledhur sot me daten 21.03.2008, per t’iu paraqitur edhe nje here kerkesat tona. Duke marre shkas nga vendimi i FIFA-s dhe UEFA-s, midis te tjerave edhe “…heqjen e se drejtes se klubeve shqiptare per t’u perfaqesuar ne kompeticionet europiane…”, gjendjes se veshtire qe po kalon futbolli, mosplotesimi deri me sot i kerkesave tona drejtuar federates shqiptare te futbollit me daten 17.03.2008, kerkesa te cilat jane vetem ne te mire te zhvillimit te futbollit shqiptar ne teresi, duke dale menjehere nga kjo gjendje e jashtezakonshme qe po kalojme.
Ne 7 klubet e superliges sot serish vendosem:
1. Bojkotimin e kampionatit neser, ne shenje proteste kunder mosreflektimit te federates
2. Kerkojme te caktohet urgjent data per mbledhjen e Asamblese te Jashtezakonshme, ne baze te statutit, neni 25 pika 2, ku jane mbledhur me shume se 21 vota antaresh, te nevojshme per kete asamble.
3. Kerkojme shtyrjen e kampionatit deri ne caktimin e dates per mbledhjen e Asamblese se Jashtezakoshme.
4. Ne rast mosplotesimi te kerkesave te mesiperme, si dhe ne rast te marrjes se ndonje mase penalizimi ndaj klubeve qe do te bojkotojne neser, do te ndermarim çdo veprim demokratik per mbrojtjen e te drejtave tona deri ne protesta, si dhe deri ne bojkotim total te kompeticioneve futbollistike. E nenshkruajme kete deklarate duke kerkuar edhe perkrahjen e ketyre kerkesave nga te gjitha klubet e futbollit ne vend, duke u solidarizuar menjehere me ne.
1. FK PARTIZANI, perfaqesues z. Genc TOMORI
2. KS BESA perfaqesuar nga presidenti z. Nexhat BIZHDILI
3. KF VLLAZNIA perfaqesuar nga presidenti z. Valter FUSHAJ
4. KS ELBASANI perfaqesuar nga presidenti z. Arben LAZE
zv.president z. Gentian CERRAGA
5. KF SHKUMBINI perfaqesuar nga presidenti z. Xhavit ISMAILI
6. KS TIRANA z. Refik HALILI
7. KS KASTRIOTI perfaqesuar nga: nenkryetar i bashkise z. Reshit MERLIKA
Sekretari i klubit, z. Ramadan NDREU.