E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shet Mediun: Ka bërë çfarë ka dashur Delijorgji dhe Pinari

Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar dje në mbledhjen e kryesisë së PD-së ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për ngjarjen e ndodhur më 15 mars në Gërdec të Vorës. Burime nga mbledhja e kryesisë u shprehen se Berisha e ka cilësuar si një veprim shumë të rëndë dhe penalizues miratimin për vendosjen e fabrikës së armëve në Gërdec të Vorës, duke lënë të kuptohet se edhe përfshirja dhe vendimi i ministrisë është penalizues dhe i rëndë. “Është njësoj sikur ta këtë bërë Delijorgji me dorën e tij”, - është mësuar të jetë shprehur Berisha. Të njëjtat burime shprehen se, megjithëse kryeministri është shprehur se këtë çështje e ka marrë në dorë prokuroria, sërish ka filluar të qartësohet në shumë gjëra në lidhje me këtë ngjarje, konfuziteti i së cilës duket se e përfshiu paksa kryeministrin në momentet e para të ngjarjes, kur përjashtoi nga çdo përgjegjësi Ministrinë e Mbrojtjes.
“Megjithëse çështjen e ka marrë prokuroria, unë tani po filloj të qartësohem në lidhje me këtë çështje. Pinari nuk dihej të ishte në atë pozicion aq të rëndësishëm dhe strategjik në ushtrinë shqiptare. Pastaj, fabrika dhe vendosja e saj në një zonë të banuar është dhe një faj akoma më i rëndë”, - mësohet të ketë thënë kryeministri. Më tej, sipas të njëjtave burime, mbledhja ka vijuar me masat që do të merren për përballimin e situatës në Gërdec, si dhe me diskutimet në lidhje me emrin e zëvendësuesit të Mediut në kabinetin qeveritar.
SSSASS
Oketa
SSSASS
Gazmend Oketa, akualisht zëvendëskryeministër, do të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes të lënë bosh nga Fatmir Mediu, pas dorëheqjes në datë 17 mars. Kjo është vendosur dje në mbledhjen e kryesisë së PD-së, të mbledhur dje. Kryeministri u shpreh se, ende s’ka ndonjë propozim se kush do ta zërë vendin e Oketës në qeveri, pra vendin e zëvendëskryeministrit. Gjithsesi, Berisha u shpreh se PR-ja do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisjes.
“Për postin e zëvendëskryeministrit do të ketë një propozim tjetër, por sot për sot ne morëm këtë vendim. Partia Republikane do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisjes”, - u shpreh kryeministri. Gazmend Oketa, njihet në PD si prurje e KOP-it në vitin 2005 dhe mbas dorëheqjes nga ky post i Besnik Mustafajt rreth 1 vit më parë mori vendin e Ilir Rusmalit në qeveri, i cili asokohe kaloi ministër i Drejtësisë.
Ndërkohë, pritet që kryeministri, ashtu siç deklaroi, t’i japë një vend Partisë Republikane, por nga ana tjetër, pas marrjes së ftesës në NATO pritet dhe një riformatim i gjithë kabinetit qeveritar, duke ulur peshën e aleatëve në qeveri dhe ministri të rëndësishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›