Elbasan, pranga 2 inspektorëve tatimorë të rremë
ELBASAN-Dy inspektorë të rremë tatimorë janë arrestuar sot nga policia e Elbasanit. Në pranga ka përfunduar Ilir Muzhaqi 43 vjec dhe Dedë Raja 38 vjec, të 2 punonjës të një firme.
Sipas policisë dy të arrestuarit kishin mashtruar dy persona duke u marrë shuma parash që varionin nga 7 mijë deri në 120 mijë lekë te reja. Ata kishin mashtruar dhe subjekte tregtare në komunën Belsh dhe komunat rreth saj duke u prezantuar si inspektorë të Drejtorisë së Përgjithshme Tatimore. Në momentin e arrestimit u janë sekuestruar dhe mandate arkëtimi të pamiratuara nga Tatimet si dhe një automjet të cilin e përdornin për të udhëtuar.
Inspektorët e rremë, ishin zbuluar pas një hetimi të nisur nga zyra e antikrimit ekonomiko-financiar, ku dhe ishin ankuar biznesmenë të ndryshëm. Ata kishin paguar ryshfete për t’i shpëtuar gjobave, me të cilat i kërcënonin inspektorët e rremë.
(s.g/BalkanWeb)