Berisha: Regjistrimi i etnive e fesë, mëse i drejtë dhe i duhur

Tiranë, 27 janar, NOA
Update - Çështja e regjistrimit të popullatës mbi bazën e fesë, nuk ka përse të
krijojë keqkuptime dhe të bëhet pjesë e diskutimeve. Por gjithsesi, çështjet e
mëdha janë gjithmonë shkas për debat dhe identiteti është një element mjaft i rëndësishëm.
Kështu ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë lidhur me çështjen e regjistrimit të
popullatës në bazë të përkatësisë fetare dhe asaj etnike kryeministri Berisha.
Sipas tij, nuk qëndron hipoteza se po krijohen përçarje fetare nga deklarimi i
fesë për qytetarët. Nuk mund të krijohet asnjë lloj problemi, kush të dojë të
deklarohet si ateist, le të deklarohet i tillë, tha Berisha për këtë çështje.
Më tej, shtoi se sa i
përket çështjes së etnisë, mbreti Zog ka zbatuar standardet më të mira të botës,
duke kërkuar deklarimin e etnisë.
Shqiptarët kudo që
janë nuk duhet të kenë asnjë kompleks nga deklarimi i etnisë së tyre, ne nuk
kemi vuajtur kurrë për identitet. Ne nuk kemi probleme të tipit se nga jemi dhe
ku shkojmë, e kjo na ka ndihmuar shumë në kompensimin e mjaft mungesave të
tjera që kemi patur, tha Berisha për këtë.
Në Shqipëri gjen si
në vendet e zhvilluara martesa mes etnive të ndryshme, që gjë flet për një
tregues mjaft të rëndësishëm të trashëgimisë sonë të shkëlqyer. Neve na takon
ta bëjmë këtë regjistrim sepse ekziston një dëshirë e drejtë dhe legjitime, përfundoi
ai lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA