Hana: Drejtoria e QSUT refuzon kontratën me ISKSH për tiu shmangur kontrollit
Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana shpjegon se çfarë do të sjellin kontratat me spitalet Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza ka refuzuar të nënshkruajë kontrata me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Në një intervistë për gazetën Sot, drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana ka shpjeguar arsyen e mos lidhjes së një kontrate afatgjatë me QSUT. Sipas saj, e vetmja arsye se përse QSUT nuk ka dashur të nënshkruajë kontratë afatgjatë por vetëm deri në fund të janarit, është se nuk dëshiron të jetë e kontrolluar nga ISKSH,
megjithatë ajo shton se edhe spitali Nënë Tereza do të nënshkruajë kontratë me drejtorin e saj si dhe do ti nënshtrohet kontrollit ashtu si të gjitha spitalet e tjera. Ata kishin disa rezerva të vetat sidomos për kontrollet, ata nuk donin që të kontrolloheshin, por kjo nuk diskutohet, pasi edhe QSUT do ti nënshtrohet kontrollit si gjithë të tjerët, kontrolli do të bëhet ashtu siç do ta kenë dhe të gjithë spitalet e tjetra, ka pohuar Elvana Hana. Pyetur nga gazeta, se çdo të bëhet me borxhet që ky spital ka ajo ka pohuar se ato do ti paguajë qeveria. Borxhet e QSUT, dhe jo vetëm borxhet ne kemi menduar që tia adresojmë me një vendim të Këshillit të Ministrave dhe ti paguajë qeveria, pra ato do ti paguajë qeveria, ka pohuar Hana. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, shprehet mes të tjerash se përmes këtyre kontratave pritet të ketë një ulje të informalitetit dhe rritje të të ardhurave të spitaleve, të cilat do të përdoren për barna, investime dhe shpërblime. Kontratat e reja synojnë gjithashtu forcimin e rolit të kontrollit nëpërmjet zbatimit të sanksioneve në rastet e shkeljes së kontratës, ku një nga pikat e parashikuara lidhet me zbatimin e sistemit të referimit. Në rast të shkeljes së tij, të do ketë gjoba e deri në masa të tjera administrative si propozim për largim nga puna. Një tjetër pikë për të cilën drejtoresha Hana diskutoi, ishte dhe ligji i ri i financimit.
- Si janë kontratat e reja me spitalet dhe çfarë pritet të ndryshojë në vitin 2010? Në vitin 2010 ne kemi futur disa indikator të rijnë që do të thotë se këto kontrata duhen përmirësuar duhet të jenë të lidhura me performancën, për sa kohë kjo pret ligjin e ri i cili ende nuk ka hyrë në fuqi. Është diskutuar vetëm me Ministrin e Shëndetësisë, Ministrinë e Financës si dhe Bankës Botërore, kjo e fundit e mbështet dhe pritet të jap Ok përfundimtar dhe të kaloj në qeveri. Risi në kontratën spitalore të vitit 2010 do të jetë aplikimi i formave të reja të vlerësimit të treguesve të performancës nëpërmjet futjes së një seti indikatorësh sikurse është shfrytëzimi i shtratit, niveli i infeksioneve spitalore, shkalla e vdekshmërisë amtare dhe foshnjore etj. Një nga pikat e rëndësishme të parashikuara në kontratë është përgatitja e spitaleve për procesin e akreditimit, pra për vlerësimin e dhënies së kujdesit spitalor, e cila do të sjellë jo vetëm përmirësimin e cilësisë në spitalet tona, por dhe rritjen e përgjegjësisë së personelit mjekësor ndaj qytetarëve që kërkojnë shërbim shëndetësor spitalor.
- Pse pikërisht vetëm këtë vit këto 4 indikatorë?Gjithmonë kontratat vijnë duke u përmirësuar. Ne kemi trashëguar një sistem pa të dhëna për spitalet, aq më tepër që të dhënat nuk janë aq të qëndrueshme, që do të thotë se ato të dhëna që janë sot nuk janë dhe nesër, sepse nuk ka pasur një bazë të dhënash ku ti të marrësh gjithnjë të njëjta të dhëna dhe ti vlerësosh. Kanë qenë gjithmonë të dhëna sporadike, të dhëna të bazuara në strategji të cilat nuk mbajnë të dhëna të hollësishme për spitalet, për medikamentet për diagnozat etj,.- Pse QSUT nuk nënshkroi kontratë afatgjatë, por vetëm deri në fund të muajit?Ata kishin disa rezerva të vetat sidomos për kontrollet, ata nuk donin që të kontrolloheshin, por kjo nuk diskutohet, pasi edhe QSUT do ti nënshtrohet kontrollit si gjithë të tjetër, kontrolli do të bëhet ashtu siç do ta kenë dhe të gjithë spitalet e tjetra
- Mendoni se do të funksionojë kjo lloj kontrate, pasi mjekët thonë se një pengësë për mos realizimin e këtyre janë prurjet që kanë në spitale, kjo për shkak të cilësisë së dobët që kanë spitalet rajonale?Patjetër po, do të ecin sepse të dhënat që janë në kontratë, do të maten dhe do të kërkohen nga spitalet. Kjo do ti japë një bazë karahasueshmërie, problemi është që ne do të donim shumë më tepër se kaq. Përsa i përket cilësisë së spitaleve, për mendimin tim është një paragjykim, sepse të gjithë po të njëjtën gjë po të pyesësh pacientët për spitalin e QSUT, edhe për spitalin rajonal. Ndaj ne jemi përfaqësues të pacientit dhe jemi kontraktues të mjekëve. Dhe kjo ka një ndryshim shumë të madhe, sepse kur je në kontraktues mblidhen të gjithë palët në tavolinë edhe thonë unë dua këtë gjë, siç e kemi bërë. Ndaj ne themi që ne duam tiu kontrollojmë për ato fonde që do të japim, nëse shpenzohen brenda limiteve apo jo, dhe kjo është shumë e drejtë. Kontrollet bëhen të paktën 2 herë në vit njëherë nga drejtoria rajonale dhe njëherë nga ne. Kontrolle të tjera ka pasur dhe do të ketë. Do të ketë dhe kontrolle sporadike ku do i shkojmë pacientit direkt dhe do e pyesim nëse ka blerë ilaçe apo jo dhe çfarë ilaçi ka blerë, pastaj do kontaktojmë mjekut apo me personat përgjegjës të ilaçeve, për të marrë një shprehim se përse pacienti ka blerë ilaçe, kur ai ilaç ekziston në spital. Sepse unë e di se çfarë ilaçesh ka dhe nuk ka në spitale. Patjetër që do të ketë dhe penalizime sipas shkeljes së kontratës, si për mjekun kryeinfermierin por do të ketë penalizime dhe drejtorit të spitalit por ma do mëndja se do të jenë rraste të rralla sepse ne presim që ata të veprojmë konform ligjeve dhe rregullave që ne nxjerrim. Edhe për mjekët do të ketë gjoba për gabime etj.
- Çmund të na thoni për listën e barnave me rimbursim, meqë ende nuk po miratohen nga Ministria e Financave?Deri tani nuk është se ka sjellë probleme, kjo ndoshta sepse është fillim viti, lista e barnave gjithmonë ka dalë diku nga prill, maji, qershori, dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm tani që jam unë drejtoreshë pasi kështu ka ndodhur edhe më përpara. Megjithatë ka pasur një dëshirë gjithmonë të grosistëve, Farmacistëve dhe jo të pajustifikuar, që kjo të dalin në janar. Por lista e barnave kërkon një periudhë kohe të gjatë.
- Mendoni se do ju sjellë probleme?I vetmi problem që mund të themi është se në një moment të caktuar grosistët bëhen të gjithë bashkë dhe të mos shpërndajnë barna në farmaci, dhe ne këtë risk e kemi në çdo moment që ata duan të bëjnë një presion. Por ne e kemi ndjekur situatën dhe absolutisht nuk është se ndodhemi përpara një situate të tillë. Natyrisht që ata kanë një problem të tyre dhe kjo duhet të pranuar, pasi kursi i këmbimit është rritur 10 % dhe atyre u ka ndikuar në përfitimet e tyre. Por, këtë problem e kemi pasur ne vitet e kaluara, pasi nuk mund ta dimë se si do të shkoj kursi i këmbimit gjatë gjithë vitit nuk mund të parashikohet as nga Banka Botërore. Megjithatë, pacientët deri në momentin që do të hyjnë në fuqi lista e re e barnave, do të vazhdojnë me listën aktuale që është në fuqi. I vetmi problem që krijohet është kursi i këmbimit, Ministria e Shëndetësisë ka pasur disa prioritete për këto barnat e reja, ka dashur që të fus disa barna të reja në listë, të cilat nuk janë aprovuara nga Ministria e Financës, për shkak të mungesës së fondeve, në momentin që do të miratohet do të fillohet e gjitha nga e para, dhe kjo do të paktën mbi dy muaj.
- Cilat janë prioritare për vitin 2010? Sfida jonë e madhe është rritja e cilësisë së shërbimit në spitale. Në këtë kuadër ne do të implementojmë forma të reja financimi për të lidhur performancën me pagesën, sikurse vepruam me shërbimin parësor, në mënyrë që mjekët të jenë të përgjegjshëm për të dhënë shërbimin e duhur për të gjithë pacientët. Nga kjo ne presim një ulje të ndjeshme të informalitetit edhe në sistemin spitalor, pasi çdo pagesë e bërë nga ana jonë do të evidentohet qartë për çdo pacient dhe në rastet e kryerjes së pagesave të dyfishta do të merren masa shumë të rrepta, të cilat janë parashikuar në kontratën e re me spitalet. Një prioritet për ISKSH-në do të jetë marrja e të