Berisha: Rëra drejt Leçes, trillim i medias
Qeveria shqiptare ka reaguar dje ndaj një shkrimi të botuar në disa të përditshme shqiptare lidhur me dhënien e 200 mijë m3 rërë të bregdetit të Vlorës një plazhi pranë Leçes.
Në një njoftim të Këshillit të Ministrave thuhet se, “Zyra e shtypit pranë Kryeministrit, lidhur me një trillim të ri të disa prej mediave të kontrolluara nga opozita, se qeveria shqiptare ka dhënë disponibilitetin e saj për të transportuar 200 mijë metër kub rërë nga bregdeti i Vlorës në Itali, për të riparuar plazhin e San Cataldos në Leçe, thekson se ky është një mashtrim i mirëfilltë. Qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë kërkesë të kësaj natyre nga autoritete të vendit fqinj. Të gjitha pretendimet e shprehura sot nga një pjesë e medias së shkruar mbi këtë çështje, janë të pavërteta”. Gazeta “Panorama” sqaron lexuesit e saj, se “për këtë artikull i është referuar gazetës prestigjioze italiane “La Stampa” dhe gazetës më të rëndësishme britanike “The Guardian”. Nëse këto dy gazeta janë të kontrolluara nga opozita shqiptare siç thekson zyra e shtypit e Kryeministrit, atëherë ky nuk është problemi ynë. Gjithsesi nëse artikulli është i pavërtetë, atëherë ky është një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë”. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës ka kërkuar përgjigje publike nga Kryeministri dhe pushtetarët vendorë në lidhje me faktin e botuar në mediat e huaja për shfrytëzimin e 200 mijë m3 rërë për brigjet italiane. Sipas AQMGJ-së, Berisha duhet të jetë transparent për të sqaruar mbi marrëveshjen e publikuar. “Një marrëveshje e tillë është një akt tjetër i papërgjegjshëm në vazhdën e akteve të tjera të firmosura nga paraardhësi i tij Nano, gjithnjë në dëm të Gjirit të Vlorës dhe popullsisë që banon në këtë gji”, theksohet në njoftimin e Aleancës. Njëkohësisht u kërkohet transparencë dhe vendorëve, nëse kanë pasur dijeni të këtij plani apo marrëveshjeje dhe çfarë mendimi kanë dhënë ata dhe përfaqësuesit e Agjencisë Rajonale të Mjedisit. q.b