Energjia i kalon plazhit, Durrësi 6 orë pa drita
Rikthehen si në dimër kufizimet e energjisë elektrike në Durrës.
DURRES/ OERD ULQINI
Qyteti më i madh bregdetar i Shqipërisë po përballet me një mungesë të theksuar energjie, e cila varion nga 3-6 orë në ditë. Por burimet zyrtare nga KESH-i e mohojnë faktin e kufizimeve, duke sqaruar publikun se bëhet fjalë vetëm për remonte. Zhurma e gjeneratorëve ka nisur të gjëmojë fuqishëm në Durrës duke rikujtuar ditët e acarta. Grafikut të kufizimeve nuk i kanë shpëtuar as lagjet tradicionale të qytetit-port. I vetmi favor që po u bëhet atyre është se vuajnë dy herë më pak se periferia kohëzgjatjen e kufizimeve. Por ndërsa qyteti po përballet me “black-out”-in, plazhi nuk do t’ia dijë aspak. Zona nga sektori “Teuta” e deri te “Shkëmbi i Kavajës” furnizohet 24 orë pa ndërprerje me energji elektrike. Por orientimi i korrentit në këto linja po sjell edhe humbje të mëdha për Korporatën, pasi aty është edhe një zonë informale, e cila ka arkëtime skandaloze të energjisë. Bëhet fjalë për zonën pas shinave të trenit, e cila pavarësisht se arkëton rreth 55% të energjisë së konsumuar përfiton korrent të pandërprerë, duke qenë se bën pjesë në linjën e vetme që furnizon plazhin. Sasia limit e energjisë që duhet të shpenzojë Durrësi nuk duhet t’i kalojë 55 milionë kilovat orë në muaj. Ndaj për të ruajtur të pacenuar kuotën po ndërmerren kufizime drastike. Temperaturat e larta të korrikut kanë shtuar kërkesën për energji. Vetëm në plazh llogariten të jenë instaluar mbi 50 mijë kondicionerë, pa llogaritur këtu bolierët e ujit apo elektroshtëpiake të tjera. Kufizimet kanë sjellë dëme të mëdha për biznesin lokal, të shtrirë në pjesën urbane të Durrësit. Më të prekurit janë ata persona që tregtojnë pije freskuese. “Në barin tim kam humbur të gjithë klientelën. Pijet janë të nxehta, ndërsa akulloret dhe kasatat u detyrova t’i hidhja në plehra”, tha një sipërmarrës që tregton në lagjen 4 të Durrësit. Por kriza e energjisë ka goditur rëndë edhe dyqanet dhe supermarketet. Në këto ditë të nxehta disa produkte duhen të ruhen vetëm në frigorifer, pasi në të kundërt mund të shfaqin pasoja për konsumatorin. Kriza bëhet më e thellë po të kesh parasysh edhe çmimin e shtuar të naftës. Si pasojë e këtij çmimi edhe gjeneratorët po përdoren me shumë kursim. Banorët ankohen, pasi kjo situatë krijohet çdo sezon veror, për tre muaj radhazi, pa u vënë në llogaritje shifra e arkëtimit të energjisë që harxhojnë.