"Bollano kërkoi të shkruhej greqisht"
VLORE - Gjykata e Vlorës zhvilloi dje seancën e radhës në ngarkim të kreut të bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Ashtu sikurse edhe pritej, Bollano nuk ishte i pranishëm as dje në gjykatë, por është përfaqësuar nga mbrojtja. Prokuroria kishte kërkuar katër dëshmitarët për t'u pyetur në lidhje me tabelat me orientim turistik, në gjuhën shqip dhe anglisht në aksin Llogara-Qeparo. Drejtori rajonal i rrugëve, Saimir Haxhiu, administratori i firmës AGE & CO, Gojart Laçi si dhe eksperti i Drejtorisë së Rrugëve në Vlorë, Artur Sulçe, u janë përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë në lidhje me këto tabela, të cilat precipituan në skandal duke vënë para togave të zeza kryebashkiakun e Himarës. Thirrjes së Prokurorisë për t'u paraqitur si dëshmitar nuk iu përgjigj Aleko Dede, kreu i Policisë Bashkiake Himarë. Administratori i firmës AGE & CO, Gojart Laçi, tha se gjatë zbatimit të projektit, punonjës të Policisë Bashkiake kishin kërkuar mosvendosjen e këtyre tabelave, të shkruara në shqip dhe anglisht në këtë zonë. Këtë dëshmi dhanë dhe dëshmitarët e tjerë, sipas të cilëve vetëm kanë zbatuar urdhrin e marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, për projektin e BB. q.b