Baruffi i UDC: PDK e Ndokës parti me rritje të shpejtë
Pak ditë pas vizitës në Shqipëri, sekretari rajonal i UDC-së për rajonin e Lombardisë, Luigi Baruffi, ka botuar një editorial në gazetën e partisë për hyrjen e
PDK-së në PPE dhe reformimin e sistemit shëndetësor, dikaster i drejtuar nga kreut i PDK-së, Nard Ndoka. "Një qëllim i dytë i vizitës së UDC-së në Tiranë, që siç ju thashë dhe me lart, lidhet me hyrjen e miqve të PDK në familjen e PPE. Formacioni i PDK, që në zgjedhjet e fundit është për t'u komplimentuar për fitoren e 3.3%-eshit, e udhëhequr nga një drejtues i ri si Ndoka (sapo i ka mbushur 45), provon të sjellë në shoqërinë shqiptare ato vlerat tipike të katolicizmit liberal, të cilat vënë në qendër njeriun, me të drejtën e shëndetit për të gjithë, varësinë dhe lirinë në fushën ekonomike. PDK-ja si parti e dimensioneve të vogla, por me një rritje të shpejtë, i ka për mendimin tonë, të gjitha kartat në rregull, për të hyrë në PPE dhe për të dhënë kontributin e saj të çmuar për të çuar rastin e Shqipërisë, në selitë e vendeve të përparuara evropiane", citohet në editorial. Gjithashtu sipas Baruffit, "Për sa i përket fushës së shëndetësisë, nuk kalon pa u vënë re dëshira për të reformuar sistemin, si në profilin e qeverisjes së sistemit në kompleks, ashtu dhe përmes veprimeve konkrete në spitale të veçanta, adresuar për të mbështetur një rritje të vazhdueshme të kapitalit njerëzor dhe një implementim progresiv të teknologjive të reja, të vëna në dispozicion të një niveli mjekësh gjithmonë e më të përgatitur dhe me ide perëndimore. Dhe në këtë drejtim po punojmë për të pritur në Lombardi disa mjekë shqiptarë për një stazh formimi".