Berisha Rishkruani historine do zbardhen krimet e Hoxhes

Kryeministri Sali Berisha u kërkon historianëve të hapin arkivat për të rishkruar historinë e Shqipërisë. Sipas Berishës historia duhet të flas për tu treguar shqiptarëve të vërtetat e tyre. Shefi i qeverisë i`u referua ndryshimit të historisë së periudhës së komunizmit. Ideja e parë e kryeministrit për ndryshimin e historisë u hodh në vitin 2007 dhe është riaktivizuar sërish në ambientet politike në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
"Historia vazhdon të jetë një njerkë e keqe për shqiptarët dhe kësaj rradhe e kam fjalën në vepra, në shkrime. Ajo nuk iu ka thënë shqiptarëve akoma të vërtetat e tyre, ajo sërish është e mbuluar me hirin toksik të rregjimit diktatorial 45-vjecar. Edhe një herë unë u bëj thirrje historianëve të këtij vendi, të hapin arkivat dhe tu thonë shqiptarëve të vërtetat historike të tyre ashtu sic janë", tha kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishës, ishte periudha 50 vjeçare e regjimit komunist në Shqipëri ajo që i vendosi një hije të zezë të vërtetave të shqiptarëve. Deklaratat për ndryshimin e historisë u bën nga kryeministri në muzeun kombëtar. Ku, për nder të 83 vjetorit të mbretërisë së Ahmet Zogut, u prezantua koleksioni mbretëror i Adamidi Frashërit.
Erjon Ajazi