Unaza per 12 muaj Olldashi inspekton punimet

Pas mbylljes së problemeve me shpronësimet dhe lirimit të gjurmës së ndërtimit nga objektet, punimet në unazën e madhe po vijojnë normalisht. Ministri i Transporteve dhe titullarë të Drejtorisë së Rrugëve kanë inspektuar punimet që po kryehen në pjesën para kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik.
"Jam shumë optimist që pavarësisht të gjithë problematikës të hasur deri tashmë, ky projekt të avancojë me këtë ritëm në mënyrë që në një afat po themi jo më larg se 12 mujor Tirana të ketë funksional këtë segment të unazës që do të jetë shumë ndihmës për shkarkimin e trafikut nga qendra e kryeqytetit. Projekti i Unazës së madhe nuk do të mbetet në këtë lot të parë, por do të kemi mundësi që me ritëm shumë të shpejtë të vazhdojmë, të përfundojë projekti dhe të fillojmë realizimin e segmenteve të tjera të unazës. Ne e kemi mbyllur procesin e shpronesimit të objekteve që janë ndodhur në unazë. Kostoja e shpronësimit është e pandjeshme në totalin e rrugës", tha Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe telekomunikacionit.
Pjesa e unazës së Madhe të Tiranës nga Komuna e Parisit deri në Sauk ka një gjatësi prej 3.2 kilometra. Kjo pjesë e rrugës do të ketë një gjerësi prej 30 metra ku 24 do të shërbjenë vetëm për lëvizjen e mjeteve. Rruga do të ketë ndriçim dhe në disa pjesë të saj, afër liqenit artificial dhe trotuare për lëvizjen e qytetarëve.
Florian Papadhimitri