Sa kushtojne klasa e 11-te me librat me te shtrenjte
Autoritetet e arsimit deklarojnë se cmimet e teksteve për vitin shkollor 2011-2012 nuk kanë pësuar ndryshim krahasuar me një vit më parë. Jovan Kristiqi shpjegon për AS, formulën e përllogaritjes së cmimit të tyre, duke treguar dhe sa kushtojnë për klasa të vecanta seti i librave.
"Në rast se një libër vitin e kaluar, botim i vitit 2010 ka kushtuar 3 mijë lekë të vjetra. Këtë vit botimi i vitit 2011 është 3100 lekë të vjetra, dmth kaq është shtesa. Përsa i përket kostos së një seti, për shembull seti i klasës së parë, është afërsisht 8.3 euro, apo 12 mijë lekë të vjetra ka kushtuar vitin e kaluar. Këtë vit do të kushtojë 3.5 për qind më shumë, dmth një shifër fare e papërfillshme", thotë Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit.
Sipas të dhënave të përllogaritura, klasa e 11 ka dhe setin më të shtrenjtë, pasi ka dhe më shumë libra. Këshilltari i ministrit të Arsimit shpjegon se shtëpitë botuese nuk kanë të drejtë të ndryshojnë cmimet e teksteve nga ai i përcaktuar në katalogun e miratuar dhe nga autoritetet e arsimit.
"Asnjë botues nuk mund ta shesi librin mbi cmimin e katalogut të vitit 2011, kështu që ne nuk kemi pasur problem në lidhje me këtë", thotë Kristiqi.
Afati i fundit për shpërndarjen e teksteve shkollore është data 19 shtator. Pas kësaj date të gjithë mund ti gjejnë ato në libraritë private që merren me tregëtimin e tyre, me cmime edhe më të larta.
Edlira Sulejmani