E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rritëm rrogat para kohe, ka vende të tjera që shpërblimin e vitit të ri e japin në janarNga TemaKryeministri, Sali Berisha, pranoi dje krizën financiare që ka kapluar qeverinë e tij, megjithatë nuk nguroi sërish të sulmojë mediet që publikua

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Rritëm rrogat para kohe, ka vende të tjera që shpërblimin e vitit të ri e japin në janarNga TemaKryeministri, Sali Berisha, pranoi dje krizën financiare që ka kapluar qeverinë e tij, megjithatë nuk nguroi sërish të sulmojë mediet që publikuan lajmin.
Berisha tha se kishte arritur të shkëpuste një fond për t’u dhënë një shpërblim qesharak pensionistëve. Këta të fundit do marrin disa euro shpërblim për fundin e vitit, por kjo nuk e ka penguar kryeministrin që të mburret se paska vende të tjera që e japin këtë shpërblim pas vitit të ri. Pensionistët do të marrin 2500 lekë shpërblim.
Berisha pranoi në mbledhje qeverie se rritja e pagave kishte qenë e parakohshme, por paradoksalisht ai tha se kjo ishte bërë që të shmangej lidhja e pagave me votën. Të gjithë kujtojnë se pagat u rritën në vigjilje të fushatës, një veprim i kundërshtuar ashpër nga FMN dhe ekspertët vendas.
“Nuk mund të injorohen vështirësitë e krijuara nga kriza nga njëra anë dhe nga fakti tjetër se, për shkak të zgjedhjeve, në mënyrë që të mos mund të lidhej rritja e rrogave dhe pensioneve me votën, ne u detyruam kësaj radhe të avanconim dy muaj para rritjen e rrogave dhe pensioneve. Pra, normalisht, rritja bëhet një herë në vit dhe i takonte që të fillonte më një korrik. Këtë vit për të ruajtur etikën në raportin e pagave me zgjedhjet ne u detyruam t’i japim dy muaj para. Së dyti, rritja e këtij viti është rritja më e madhe në historinë e vendit, me një faturë të fuqishme, ndërkohë kur në vende të tjera rrogat për shkak të krizës pësuan rënie nga 6 në 12 dhe 14%. Pavarësisht nga kjo situatë, Ministria e Financave pas një shqyrtimi tërësor të burimeve ia ka dalë të sigurojë 15 milionë dollarë si shpërblim për pensionistët dhe këto do të jenë 25 mijë lekë për pensionist”, - tha Berisha.
Duke folur në lidhje me shkresën e shpërndarë nga Ministria e Financave, që bllokon dhënien e rrogave për muajin dhjetor, Berisha pranoi që rrogat do jepen në janar, por tha se të gjithë zyrtarët i kanë marrë rrogat (!)
“Dua të theksoj se nuk ka as edhe një zyrtar të vetëm të të gjithë piramidës shtetërore të vendit që nuk ka marrë rrogën. Ky është një mashtrim i bazuar në gënjeshtrën. Buxheti ka disponuar të gjithë shumën e nevojshme për pagat, pa asnjë lloj mëdyshjeje. Buxheti, Ministria e Financave ia kanë dalë gjithashtu të garantojnë shpërblimin e fundvitit për punonjësit e administratës, shpërblim i cili për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 150 mijë lekë dhe për rrogat e tjera do të jetë 100 mijë lekë. Edhe ky do të shpërndahet në harkun kohor të ditëve që vijnë. Nuk shtyhet për në janar. Qeveria nuk ka bllokuar asnjë pagë, por qeveria ka pranuara të respektohen afatet ligjore në dhënien e pagave. Kështu që asnjë punonjës nuk ka, që nuk e ka marrë pagën. Të gjithë do të marrin pagën në janar, siç duhet. Shpërblimin do ta marrin gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të mund të festojnë vitin e ri më mirë në shtëpitë e tyre. Pra, ky është një dekret që ne miratojmë sot dhe në mënyrë që ai të hyjë në fuqi menjëherë dhe të mund të lëvrohet kartolina e vitit të ri, që qeveria u dërgon pensionistëve dhe qytetarëve”, - tha Berisha.

Nismat e reja të Berishës: Do ndryshojmë llambat, do blejmë makina të mira, por të lira

Pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit në masën 13%, kryeministri foli dje për një masë mbrojtëse që deri më tani ka rezultuar inekzistente, siç është kompensimi. Berisha u shfaq me ide të rralla për të frenuar përdorimin e tepruar të energjisë.
“Llambat inkandeshente nuk mund të ekzistojnë më, në asnjë institucion shtetëror. BE, që është nga ana tjetër edhe bashkimi i të pasurve të botës, i ndaloi ato llamba me vendim të veçantë.”
Kryeministri kërkoi që kjo masë të merret edhe për shkollat dhe spitalet e vendit. “Zëvendësimi i këtyre llambave me urgjencë është kushti i të gjitha kushteve për të frenuar rritjen e shpenzimeve administrative.”
Por kryeministri kërkoi gjithashtu që ministri i Financave të vërë në dispozicion një fond për blerjen e makinave më të mira dhe më të lira.

Ditën që niset për samitin e klimës, Berisha i hap rrugën ndotësit më të madh në historinë e Shqipërisë

Ditën që u nis për në kryeqytetin danez, Kopenhagë, ku do të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm për ndryshimet klimaterike, kryeministri, Sali Berisha, i hapi rrugën në mbledhje qeverie ndërtimit të ndotësit më të madh në historinë e Shqipërisë, TEC-it të Porto Romanos, që do ngrihet mbi tokën në pronësi të së bijës dhe sekserit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç.
Kështu, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e lejes “Për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkoneksionit me rrymë të vazhduar, Porto Romano/Durrës (Shqipëri) - Casamassima/Bari (Itali)”, dhënë shoqërisë “ENEL Produzione, S.p.A.”, nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
Berisha pritet të mbajë një fjalim me tone patetike në Kopenhagë për Shqipërinë si vendin pionier të reduktimit të gazrave me efekt serë. Por, nëse sipas studimeve të bëra dhe me pjesëmarrjen e Ministrisë së Mjedisit, madje edhe të PNUD, rezulton që në Shqipëri emetimet e gazrave serë të jenë rreth 10 milionë tonë CO2 eq (ekuivalent), vetëm projekti i paraqitur prej ENEL-it për TEC-in me qymyr në Porto Romano emeton 9 milionë tonë Co2 eq, çka do të thotë për një vit dyfishim të ndotjes.
Njoftimi i Kryeministrisë për udhëtimin e Berishës drejt Kopenhagës nuk thotë asgjë në lidhje me qëndrimet e Berishës për çështjen e ndotjes, por thekson se Berisha do të takojë personalitete të larta botërore dhe do flasë për mediet prestigjioze në lidhje me integrimin e vendit dhe perspektivën evropiane. Kriza politike që ka mbërthyer vendin duket se e nxit Berishën ta shohë këtë samit për interesa të ngushta të politikës së ditës.
Para disa ditësh, duke folur për radion “Deutsche Welle”, tha se në Danimarkë do prezantonte revolucionin industrial jeshil.
“Në Kopenhagë unë paraqes “Green Albania”, paraqes Shqipërinë jeshile, paraqes revolucionin industrial jeshil të Shqipërisë. Shkoj ballëhapur, sepse ne për momentin jemi vendi me energjinë më të pastër në rajon dhe Evropë dhe do vazhdojmë me vendosmëri në këtë drejtim”, - tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›