E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri i propozon doktorit llambat magjike që do kursejnë korrentinNga Antena brenda familjesSandri u çudit dje, kur dëgjoi se vendi është në krizë ekonomike. I bëri përshtypje doktori, që tha për rrogat e dhjetorit, që duhet të merren në janar. “Çfa

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri i propozon doktorit llambat magjike që do kursejnë korrentinNga Antena brenda familjesSandri u çudit dje, kur dëgjoi se vendi është në krizë ekonomike. I bëri përshtypje doktori, që tha për rrogat e dhjetorit, që duhet të merren në janar. “Çfarë ka të keqe këtu xhanëm, - tha, - unë me një muaj vonesë i jap rrogat gjithnjë.” Po më shumë përshtypje i bëri fakti që këta të opozitës thanë se 65 kompani kontrollojnë gjithë tregjet shqiptare, megjithëse në vend ka mijëra biznese. Kjo e tërboi fare. Filloi t’i numëronte me gishta, “Unë një, Samiri dy, Gimja tre, Bashkimi katër, Rrahmani pesë... po 60 të tjerët kush janë mo shkërdhatat?” - tha me vete.
Mori Ridvanin në telefon.
- Ore se s’më dalin llogaritë mua për këtë që thonë këta, 65 kompani kontrollojnë gjithë tregjet. 5 jemi ne, po 60 kush janë? ǒjanë këta pisa që nuk i njoh unë?
- Po i njeh o Sandër, si nuk i njeh. 60 të tjerët janë ata që të japin ty reklama. Pse nga qielli të bien paratë ty o? Po ja, nja dy kompani i ka Delijorgji, dy Fahri Balliu, nja tri kompani ti, nja 5 kompani i ka Samiri, motrat Vokshi kanë nja 5 së bashku, ç’të them unë. Pyet Argitën më mirë, se ajo e ka listën e saktë, se u mbledh taksat në fund të muajit..
- Po, po, ke të drejtë ti, - i tha Sandri, - se unë mendova që ishin 65 njerëz, po janë 65 kompani. Ke të drejtë, ke të drejtë, se kemi të gjithë nga 3-4 kompani. Shiko pse të mora Ridvan, - i tha Sandri. - Ti e dëgjove pak doktorin çfarë tha në konferencë për shtyp…?
- Po ma thuaj o byrazer, ku e ke fjalën, se s’e dëgjoj dot, kur flet për punë lekësh, se më zë koka.
- Po ja, isha pak dje unë atje me Samirin dhe Gimen dhe i thamë që kemi folur dhe me ty dhe i dhamë një ide se si mund të zgjidhet kriza ekonomike.
- E si mund të zgjidhet o byrazer?
- Shiko, kjo puna e kursimit nga llambat ka shumë rëndësi. Ia shpjegoi, dhe Samiri, dhe Gimja. Në gjithë Evropën nuk përdoren më këto llamba që përdorni ju. Përdoret një lloj llambe tjetër e tipit Samsung. Samiri kishte marrë dhe një copë me vete e ia tregoi. Pastaj i mbushëm mendjen që në gjithë Evropën përdoret vetëm ajo llambë, dhe i thamë që harxhon nja 3 herë më pak. U bë shumë entuziast. Filloi ta mendonte vetë një çast dhe doli në dritare. Filloi të llogariste me vete sa do ishte kursimi dhe sa paga pensionistësh mund të paguheshin me to. U kthye befas nga ne.
- Është ide gjeniale Sandër, - tha. - Po ku t’i gjejmë gjithë këto llamba?
Aty u ngrit Samiri dhe u tregua shumë bujar.
- Do t’i sjell unë doktor. I blej unë të gjitha sa u duhen dhe ua sjell unë. As mos u mërzisni fare. M’i jepni, kur t’i keni, lekët.
- U bë shumë entuziast doktori. U ul e shkroi urdhrin. E ke dhe në deklaratë. Thotë qartazi fare.
“Në kuadrin e masave për shkurtimin e shpenzimeve në administratë, kryeministri Berisha kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që në bashkëpunim me Sekretarët e Përgjithshëm të të gjitha institucioneve të vendosin rregulla të rrepta për mospërdorimin e llambave inkandeshente në institucione shtetërore dhe zëvendësimin e tyre me ndriçues të tjerë. “Llambat inkandeshente nuk mund të ekzistojnë më, në asnjë institucion shtetëror. BE, që është nga ana tjetër edhe bashkimi i të pasurve të botës, i ndaloi ato llamba, me vendim të veçantë.”
Shiko Ridvan se kjo është kryevepër. Se kemi dhe fatin që mund t’i blejë të gjitha Samiri. Madje doktori hezitoi për një moment, por ndërhyra unë, i thashë e ndihmojmë dhe ne, po s’i blen dot të gjitha. Kam fol dhe me të tjerët, i thashë unë. Është në rregull nga ana ligjore.
- Po pra, - tha doktori, - atë desha të them, e keni konsultuar me ndonjë studio ligjore, a është në rregull?
E siguruam që ishim në studio dhe ishte gjithçka në rregull. U bë shumë entuziast.
- Kjo është fitore e madhe, - tha. Dhe e humbi fare duke ëndërruar se si do t’i hiqte të gjitha llambat dhe t’i zëvendësonte me llambat tona.
- Po mirë o byrazer, e paski bërë dhe ju një pazar, se fshati digjet, ju kriheni tani, ç’t’u bëj unë. Po pse o, e keqja nga llambat na erdhi? Ne s’kemi lekë të paguajmë rrogat, nuk është se s’kemi lekë të paguajmë dritat. Po hajt, varja, se i mbyturi nga të lagurit nuk çan kokë.
- Nejse Ridvan, kjo qe ide gjeniale. Ai vetë u kënaq shumë. Dhe siç e pe, ishte ideja e vetme që kishte sot për të dalë nga kriza. Se ishin mbledh ata shkërdhatat e opozitës dhe i jepnin mendje. Kur doli ky me idenë e llambave, u hutuan fare ata. Dhe kishte merak se si do ta prisnin ata këtë ide. I tha Samiri: “Mos ki merak, se flas unë dhe me ata”, dhe u gëzua shumë. Iu duk sikur arriti dialogun me Edi Ramën.
- Mirë o byrazer, mirë, - i tha Ridvani. - Unë kam hall si të gjejmë ndonjë lek për rrogat, ju doni të na merrni dhe qindarkat e fundit në xhepa. Ku halli im, ku halli juaj. Po hajde de, si u nis, do bitiset kjo punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›