Berisha: Rruga 2 e kombit
Bulqizë -Pas vizitës në Peshkopi, kryeministri Berisha vijoi vizitën e tij në Bulqizë, ku fillimisht inauguroi përfundimin e punimeve për segmentin e parë të rrugës së Arbrit me gjatësi 20 kilometra. Kryeministri u shpreh se kjo rrugë e parametrave tërësisht evropiane, është rruga tjetër më e madhe e kombit, e cila do të shkurtojë me 50 % distancën me Tiranën, duke i dhënë mundësi të reja zhvillimi kësaj zone. “Rruga e Arbrit është rruga tjetër më e madhe kombit. Kjo rrugë ju afron ju me Tiranën, ju shkurton me më shumë se 50 % nga koha që ju udhëtoni tani. Bulqiza është një rreth me një perspektive realisht të madhe. Në këtë trevë janë nënshkruat kontratat për ndërtimin e 15 HEC-ve me një fuqi prej 51 megavat”-tha kryeministri Berisha.
Ai ka premtuar gjithashtu, se me formimin e parlamentit të ri, do të merret vendimi për uljen me 5 vite të moshës së pensionit për minatorët në të gjithë vendin. “Ky shkurtim për efekte pensioni do të ketë fuqi të plotë prapavepruese, sikundër ju garantoj se pensionet e minatorëve do të vendosen në shkallën më të lartë të pensioneve”-tha më tej Berisha. Kryeministri shtoi se në 4 vjet, qeveria ka nxjerrë 400 mijë shqiptarë nga varfëria.
“Në 4 vitet që vijnë ju garantojmë se ne do të punësojmë 160 mijë shqiptarë . Duke shprehur dhimbjen time për aksidentet e minierës , unë ju garantoj ju, se do të bëjmë çdo gjë që përgjegjësit e tyre të vihen para ligjit. Si qeveri, ne i kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur institucionit të akuzës, por ai vazhdon të flerë mbi dosjet e krimit, gjë e cila është tërësisht e papranueshme për ne . Nga ana tjetër, ju garantoj se nuk do të ndërpresim përpjekjet tona për rritjen e rrogave tuaja. Do të krijojmë të gjitha lehtësitë, në mënyrë që rrogat tuaja të rriten gjithnjë e më shumë. Këtu në Bulqizë dhe Peshkopi kanë ardhur shumë qytetarë nga diaspora. Ne, së bashku, le tu bëjmë thirrje të gjithë emigrantëve, kudo që janë, të vijnë e të votojnë në këto zgjedhje për projekti ne Bulqizës evropiane, për projektin e Shqipërisë evropiane”-tha më tej ai.