Dështon tentative për një përballje Berisha–Rama
20/06/2009 Dhoma Amerikane e Tregtisë
Vetëm nëntë ditë kanë mbetur nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe s’ka asnjë sinjal për një debat të mundshëm mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama. Megjithëse është një praktikë botërore, ku të mëdhenjtë përplasin dhe ballafaqojnë alternativat, në Shqipëri kjo nuk ndodh. Më shumë e interesuar për këtë debat duhej të ishte opozita, e cila aspiron të marrë pushtetin, pasi qeveria është në pozita më komode, por duket se edhe ajo ka mbetur pas perdes së mefshtësisë, duke kërkuar kështu të marrë pushtetin, si të thuash, duke ia lënë në dorë elektoratit të lëkundur, i cili është dhe më inteligjenti. Por pak gjasa ka të ndodhë kjo. E megjithatë nuk ka qenë vetëm media që e ka kërkuar një debat të tillë. Kanë qenë dhe grupet e interesit, bizneset, shoqëria civile të gjithë të tjerët. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë dy tentativa serioze për të ulur në një tryezë debati Berishën dhe Ramën, por pa ia dalë dot. “Dy liderët kryesorë kanë pranuar në parim ftesën dhe nuk kanë hezituar t’i thonë ‘po’ Dhomës Amerikane, dhe kanë shprehur konsideratat e tyre pozitive për formatin e propozuar. Por fatkeqësisht dy liderët e politikës kanë anashkaluar një detaj të hollësishëm - atë të përcaktimit të datës së debatit përpara zgjedhjeve. Ndërsa po dërgonim revistën për publikim dhe pas shumë kujtesash javët e kaluara, asnjëra nga partitë nuk ka rënë dakord për datën e takimit”, - thuhet në një shkrim të revistës zyrtare të këtij institucioni “Advance”. Me pak fjalë, të dyja forcat kanë gjetur një mënyrë “civile” për t’iu shmangur një debati të tillë. “Ne e kuptojmë se ky nuk ishte një refuzim ndaj organizatës sonë, dhe as një refuzim për një debat ballë për ballë, por ky nënvizon faktin se dy liderët e dy partive më të mëdha politike në vend nuk janë gati të takohen dhe të ulen në të njëjtën tryezë në publik e të flasin me vetëbesim për planet e tyre të ardhshme për Shqipërinë. Ne ofruam një platformë profesionale, e cila përdoret në Europë, por dhe në Ballkan, një forum pa replikë për të evituar konfliktet e mundshme dhe një standard ndërkombëtar komunikimi, i cili do t’i tregonte Europës dhe gjithë botës se politika shqiptare ka ndryshuar”, - vijon më tej revista, duke dhënë kështu dhe një mesazh të qartë: Shqipëria ende nuk është aq civile sa të pranojë përballjen e alternativave.