Sheiku Al Nahyan: Do të investojnë për rrugën Tiranë–Elbasan
20/06/2009 Kryediplomati shqiptar Basha takon homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe
Në shtator pritet vendim lidhur me financimin e rrugës
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka marrë angazhimin e homologut të tij, ministrit të Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, për mbështetjen financiare për ndërtimin e rrugës Tiranë–Elbasan. Gjatë takimit zhvilluar në qytetin e Elbasanit një vend të veçantë në diskutimin mes dy ministrave zuri ndërtimi i rrugës së shkurtër Tiranë–Elbasan. Ministri Basha e informoi homologun e tij mbi këtë prioritet madhore për qeverinë shqiptare dhe duke nënvizuar përkushtimin e qeverisë shqiptare për të nisur këtë investim sa më parë, kërkoi mbështetjen financiare të Emirateve të Bashkuara për këtë projekt. Nga ana e tij ministri i Jashtëm emiratas, sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan, shprehu mbështetjen e tij të plotë për të financuar rrugën nëpërmjet një kredie të butë nga vendi i tij. “Realizimi i këtij projekti ka domethënie të madhe. Sapo të marrim vlerësimin teknik të saj, procedurat përkatëse do të kalojnë në instancat e duhura shumë shpejt dhe besoj se deri në takimin e komisionit të përbashkët në shtator do të marrim një vendim lidhur me financimin e saj. Këtë e them me bindje edhe si anëtar i bordit të Bankës “Abu Dabi” për Zhvillim”, tha ministri i Jashtëm emiratas gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Ai nënvizoi faktin se ndërtimi i kësaj rruge është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Emiratet e Bashkuara, duke iu referuar lehtësive që realizimi i këtij projekti do të krijojë për të nxitur investimet që do të vijnë nga vendi i tij, në veçanti ato të lidhura me zonën ekonomike të Elbasanit. Në këtë kuadër, ministri Basha i dorëzoi homologut të tij edhe dosjen që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përgatitur për këtë zonë ekonomike, që shtrihet atje ku ka qenë ish-Metalurgjiku. Ministri Basha e informoi kolegun e tij mbi lehtësirat që Shqipëria paraqet për investitorët e huaj kuadrin jashtëzakonisht të lehtësuar fiskal, paketën Shqipëria “1 euro”, të cilat janë të vlefshme si për bujqësinë, ashtu edhe për industrinë.
Takimi me Kryeministrin Berisha
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Abdullah Bin Zayed Al Nahyan. Kryeministri Berisha ftoi investitorët arabë të investojnë në Shqipëri, duke siguruar se qeveria e tij do të bëjë të gjitha përpjekjet për të lehtësuar këto investime. Sheiku Abdullah Bin Zayed Al Nahyan vlerësoi se Shqipëria përbën një mundësi ideale investimi për investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe, për vetë pozicionin e saj të favorshëm gjeografik si dhe për klimën e mirë të biznesit që kanë krijuar reformat e qeverisë “Berisha”.
PD-ja merr mbështetje nga Greqia
Kandidatët për deputetë të Pastrisë Demokratike për Qarkun e Korçës Ridvan Bode, Gjergji Papa, Ledina Alolli, Elfrida Zefi dhe Jonela Spaho kanë zhvilluar një takim në qytetin e Selanikut të Greqisë me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. Gjatë këtij takimi, ku ka qenë i pranishëm edhe prefekti i Selanikut Psomiadhis, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me qeverinë greke dhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve. Kandidatët e PD-së evidentuan arritjet e qeverisë shqiptare në këta katër vjet dhe shpalosën platformën e PD-së për mandatin e ri katërvjeçar. Prefekti i Selanikut vlerësoi kontributin e Kryeministrit Sali Berisha në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shprehur besimin te fitorja e PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit. “E mbështesim Kryeministrin Berisha në këto zgjedhje, sepse është një udhëheqës i madh”, - tha Psomiadhis.
Mediu: Do të jemi pjesë e qeverisë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë takimit elektoral në Kamëz ka shprehur bindjen se shqiptarët do të votojnë koalicionin e djathtë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mediu tha se partia që drejton është dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, koalicionit të djathtë, koalicionit të sukseseve. “Duke votuar Partinë Republikane, ne do të sigurojmë një mandat të dytë për të ardhmen tonë dhe projektet tona të përbashkëta, për standarde europiane, për reforma të tjera të suksesshme, për investime të tjera në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe çdo sektor tjetër të rëndësishëm. Për një jetë dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, - tha Mediu. Kryerepublikani deklaroi se, ashtu siç u arrit anëtarësimi në NATO, ashtu së bashku do të vazhdohet edhe mandatin e dytë për të arritur integrimin europian
Patozi: PD në fushat me premtime të mbajtura
Në vazhdim të turit elektoral kandidati i PD-së për qarkun e Vlorës Astrit Patozi zhvilloi takime me banorë të fshatit Panaja në komunën e Nartës, komunë që ka votuar për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2005-s dhe në zgjedhjet lokale të 2007-s. “Derisa ju na votuat më 2005-n, kur kishim vetëm premtimet dhe shpresën se gjërat do të ndryshonin dhe në 2007-n kur ende nuk ishin vjelë frytet e reformave të nisura, më 28 qershor të 2009-s keni të gjitha arsyet e mundshme për të na mbështetur, sepse ne vijmë te ju me premtime të realizuara”, - tha Patozi. Gjatë këtij takimi ai renditi si suksese të qeverisë “Berisha” anëtarësimin në NATO, uljen e taksave, rritjen e investimeve në infrastrukturë, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve etj. “Punësimi, furnizimi 24 orë me ujë, asfaltimi i rrugëve rurale janë disa nga prioritetet tona mandatin e ardhshëm”, - tha ai.