Nikolla: Berisha shpërdoroi 10 milionë euro për karburant
20/06/2009 PS-ja akuza për qeverinë
Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë “Berisha” për shpërdorim të parave të taksapaguesve shqiptarë. Anëtarja e kryesisë së kësaj partie Lindita Nikolla gjatë një deklarate për shtyp bëri me dije se “vetëm pak ditë më parë jemi njohur me faktin se Sali Berisha ka shpenzuar 10 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, në mënyrë që ministrat e tij të furnizojnë me karburant makinat në pronësi të shtetit shqiptar”. Sipas saj, ky fakt tregoi edhe një herë se Berisha dështoi, duke mos investuar në ato projekte që do të siguronin një ndryshim të prekshëm në jetën e shqiptarëve. “Me paratë e çuara dëm për karburant mund të ishte investuar në arsim dhe shëndetësi, mund të ishin rritur rrogat dhe pensionet për mbi 70 000 individë. Por fatkeqësisht Sali Berisha vendosi t’i djegë këto para të taksapaguesve shqiptarë. Sali Berisha i ka kthyer shpinën Shqipërisë dhe më 28 qershor ne ftojmë shqiptarët që t’i kthejnë shpinën atij. Koha e politikës së vjetër të Sali Berishës ka mbaruar”, - vlerësoi Nikolla.